Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Sergei Shoigu bisedoi dje me zëvendëskryeministrin serb Aleksandar Vulin.
RIA Novosti shkruan se Shoigu dhe Vulin diskutuan “mënyrat për të kundërshtuar ndërhyrjen perëndimore në punët e brendshme të vendeve, si dhe ndërveprimin e anëtarëve të shërbimeve kriminale.”
Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Sergei Shoigu zhvilloi një takim pune me zëvendëskryeministrin e Republikës së Serbisë Aleksandar Vulin. U diskutua një gamë e gjerë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb në fushën e sigurisë.
Vëmendje e veçantë i kushtohet kundërvënies së ndërhyrjes së vendeve perëndimore në punët e brendshme të shteteve sovrane, si dhe ndërveprimit nëpërmjet agjencive ligjzbatuese dhe në fushën e sigurisë së informacionit”, tha RIA Novosti.
Shoigu uroi gjithashtu Vulin për emërimin e tij në postin e zëvendëskryeministrit të Serbisë.
Më 6 maj, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Serbisë, Ana Brnabiç, Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Brendshëm Ivica Daçiç dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Marko Gjuriç.
Radio 1 e Rusisë njoftoi se takimi diskutoi momente ndërveprimi midis agjensive të zbatimit të ligjit të të dy vendeve. Shoigu dhe Vulin prekën një gamë të gjerë çështjesh të bashkëpunimit ruso-serb në fushën e sigurisë, thoshte raporti.
Shoigu vuri në dukje marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat Rusia i vlerëson shumë. Ai gjithashtu nderoi “qëndrimin e vendosur të Beogradit, të përqëndruar në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-serbe, pavarësisht presionit të pashembullt nga Perëndimi.”
Kommersant kujton “kthimin” e Aleksandar Vulin në qeverinë serbe në maj pasi ai dha dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë në nëntor 2023 për shkak të sanksioneve të SHBA.
Në korrik të vitit të kaluar, Vulin u vu në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për “trafik droge dhe shpërdorim detyre për të lehtësuar veprimtaritë keqdashëse të Rusisë në Ballkan.”
Vitet e fundit, Aleksandar Vulin ka vizituar disa herë Rusinë, ku u takua me sekretarin e atëhershëm të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev. Në prill 2024, ai mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Shën Petersburg./telegram.co