Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me integrimin evropian, veriun dhe disa tema të tjera në një intervistë për “Euroactiv”.
Në këtë intervistë, Kurti tha se është e rëndësishme që “bashkëpunimi në mes të vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të përhapjes së demokracisë në vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.
Tutje, Kurti foli edhe për veriun.
Sipas tij, kushdo që ka pritur që nuk do ta luftonte krimin në veri, “nuk më kanë njohur mirë”.
“Unë po luftoj krimin që rrënon zonat veriore të Serbisë dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi…Nëse dikush priste që unë do të bëhesha kryeministër dhe se ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata me të vërtet nuk më paskan njohur” – tha Kurti.