Paralajmërimi i Kryeministrit “se Serbia përgatitet për luftë kundër Kosovës”, paraqet huqjen e radhës nga Kurti.
Analisti Selatin Retkoceri ka reaguar lidhur me deklaratën e fundit të Kurtit rreth një hakmarrjeje të Serbisë ndaj Kosovës duke thënë:
“Se vërtetë gjendja e sigurisë në botë nuk është e mirë, kjo nuk do koment as nuk kontestohet.
Konfliktet, paralajmërimet për luftë nukleare dhe siguria e brishtë në veri të Kosovës, janë tema që i di çdo qytetar i Kosovës, por një kryeministër i përgjegjshëm, nuk guxon të del në opinion me deklaratën se “Serbia përgatitet të hakmerret”, ka shtuar Retkoceri.
Pyetja është për çka u dashka të hakmerret Serbia?
Për gati 100 vjet Serbia e ka mbajtur Kosovën nën okupim brutal.
Serbia na rrahu, burgosi, keqtrajtojë, na dëboj nga shkollat, nga trojet shekullore e në fund falë UÇK-së filluam luftën kundër serbo-malazezëve të cilën e fituam me aleancën e TANO-s.
Tash nuk po mund ta kuptojmë për çka po u dashka të hakmerret Serbia, siç po thotë Kurti?
A e ka fjalën Kurti për hakmarrje të Serbisë që humbi nga NATO, e kjo nënkupton luftë me NATO-n, diçka që pak kush e beson se mund të ndodh”, thekson Retkoceri dhe pyet Kurtin:
“Z. Kryeministër, ju nëse mendoni se e kemi mundur Serbinë në rastin e Banjskës, ku janë vrarë 3 terroristë, kjo nuk ishte kurrfarë fitore.
Akti terrorist i Banjskës i organizuar nga Vuçiq nuk ishtë luftë, por ishte një tendencë për ta destabilizuar veriun e Kosovës.
Jam i bindur t’i besoj Policisë së Kosovës që në bashkëpunim me KFOR-in dhe agjensionet e inteligjencës së miqve tanë arritën ta neutralizojnë këtë grup terrorist që ndërmori një akt te tillë.
Policia e Kosovë në rastësi kishte humbur kontaktin me MPB-në dhe kështu policët ishin detyruar ta marrin situatën në duart e veta.
Kryeministri nuk guxon ta konsiderojë si fitore një aksion një ditor të policisë kundër një grupi me 45 terroristë të rebeluar, apo të një grupi terrorist të nxitur nga Serbia duke e konsideruar këtë si fitore epokale ku u mposht Serbia dhe tani ajo pretendon t’i hakmerret Kosovës.
Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova, ajo gjithnjë do kërcënojë dhe provojë ta aneksoj Kosovën, por kryeministri duhet ta ketë të qartë se sigurinë tokësore dhe ajrore të Kosovës dhe ajrore e ka nën kontroll KFOR-i .
Kurti ka dështuar në gjithçka që ka premtuar në zgjedhjet e vitit 2021, dhe asnjë premtim elektoral i tij nuk është përmbushur, prandaj kryeministrit aktual e vetmja propagandë që i ka mbetur është mbajtja e popullit në ethe dhe nën frikën e luftës dhe pasigurisë një element me ndikim që nxit rininë ta braktis shtetin.
Në 10 vitet e fundit, gjysmë milioni shqiptarë e kanë lëshuar Kosovën./Telegram News