Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, ka pasur biseda të rëndësishme.
Nëpërmjet një postimi në “X” ku Hovenier ndau edhe fotografi të takimit të djeshëm, tha se gjatë takimit u fol për rritjen e paqes dhe prosperitetit, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.
“Faleminderit Ndihmës Sekretarit Amerikan, O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, shkroi ambasadori.
Thanks to @StateEUR Assistant Secretary O’Brien for his visit to Kosovo. Had important conversations with Government leaders on partnering with us to enhance peace and prosperity, ensure that all citizens of Kosovo live in conditions of dignity and security, and advance Kosovo on… pic.twitter.com/5xwhbvkunF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 22, 2024