Miratimi i buxhetit për vitin 2025, Kurti: I pari për mandatin që na pret

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, që kap vlerën e 3 miliardë e 608 milionë euro. Ai është shprehur i bindur se do jetë kryeministër edhe pas 9 shkurtit, duke thënë se ky do të jetë buxheti i parë për mandatin tjetër.

Kurti ka thënë se ky buxhet përmbanë “paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura”.

Ai ka falënderuar deputetët që votuan pro buxhetit.

“Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve).

Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura. Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon. Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë”, ka shkruar Kurti.

Buxheti është miratuar me 61 vota pro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews