Miratimi i buxhetit për vitin 2025, Kurti i bindur se do të jetë kryeministër edhe pas 9 shkurtit: I pari për mandatin që na pret

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas miratimit të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, që kap vlerën e 3 miliardë e 608 milionë euro. Ai është shprehur i bindur se do jetë kryeministër edhe pas 9 shkurtit, duke thënë se ky do të jetë buxheti i parë për mandatin tjetër.

Kurti ka thënë se ky buxhet përmbanë “paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura”.

Ai ka falënderuar deputetët që votuan pro buxhetit.

“Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve).

Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura. Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon. Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë”, ka shkruar Kurti.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot në lexim të dytë buxhetin për vitin 2025.

Tri partitë opozitare , Partia Demokratike e Kosovës, Ldhja Demokratik e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë braktisur sallën e Kuvendit të Kosovës ku u hodhën në votim 128 amandametet për Buxhetin për vitit 2025.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelar Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 është i kontaminuar.

Tahiti tha se votimi i projektbuxhetit që po shqyrtohet sot, është mbështetje e skemave kriminale.

“Kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në lexim të dytë. Kanë dal një mori ngjarjesh kriminale. Votimi i këtij projekt buxheti do të thotë mbështetje e këtyre skemave kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar. Duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të thellë dhe jo në procedura të përshpejtuara. Këta njërz që kanë marrë skemat kriminale, 30 për qind nga subvencionet dhe grantet do t’i marrin edhe vitin tjetër. Kërkoj që ky projekt të kthehet prapa.”, ka thënë Tahiri

Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se pushteti po tenton të bëjë ndryshime në ligjin për paga dhe në ligjin për tatimin në prona të paluajtshme përmes buxhetit për vitin 2025.

Madje, ai ka thënë se ka ndodhur një shkelje procedurale që përmban shkelje kushtetuese.

“Ka ndodhur një shkelje procedurale që në vetvete përmban shkelje Kushtetuese. Me ligjin për ndarje buxhetore tentohet që të ndryshohet ligji për pagat për zyrtarët publik dhe ligji për tatimin në prona të pa luajtshme. Këto përbëjnë shkelje Kushtetuese. Këto janë shkelje të rënda dhe sidomos heqje e mundësisë që deputetët të flasin për amandamentin. I bëjmë thirrje presidentes që të garantoj që ligji të kthehet në Kuvend. Këta kanë mbërri që me një ligj tri herë me shkel Kushtetutën.”

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kush e voton buxhetin e paraparë për vitin 2025, do të jetë i turpëruar.

Tahiri në Kuvend ka deklaruar se seanca e kundërligjshme u fut në rend dite me procedurë të përshpejtuar, pa u dhënë mundësiën deputetëve të kontribuojnë në hartim.

“Procedura se si ka ardhur buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë është procedura e cila do ta turpëroj përgjithnjë në jetën parlamentare shumicën. Seanca kundërligjshme u fut në rend dite, me procedurë të përshpejtuar duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë, si dhe të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të shtetit. Është një moment që do të turpëroj të gjithë ata që votojnë këtë ligj për shkak se ju ka pamundësuar secilës organizatë buxhetore që të diskutohet.” , u shpreh Tahiri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews