Bie nga kati i 10 i banesës, vdes kundërshtari politik i Putinit

Një tjetër oligark rus është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, pasi ra nga një lartësi 33 metra, nga dritarja e apartamentit të tij në Moskë.

Mikhail Rogachev, 64 vjeç, ish-nënkryetar i kompanisë ruse të naftës Yukos, i cili u “izolua” në shtëpinë e tij pasi kundërshtoi Vladimir Putin-in, u gjet nga një punonjës i shërbimit të inteligjencës SVR të Rusisë pa shenja jete, më plagë në trup.

Televizionet ruse raportuan se Rogachev banonte në katin e dhjetë dhe se ishte vetëvrasje, duke pretenduar se kishte lënë një shënim dhe vuante nga kanceri. Megjithatë, këto pretendime u hodhën poshtë nga miqtë dhe familjarët e tij, të cilët këmbëngulën se nuk kishte shenja që ai ishte vetvrarë dhe se nuk kishte shfaqur asnjë çrregullim para vdekjes.

Rogachev kishte një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në disa nga kompanitë më të mëdha të Rusisë post-sovjetike, përfshirë Norilsk Nickel të Vladimir Potanin, oligarku më i pasur i Rusisë, i sanksionuar nga Britania për lidhjet me Putin-in.

Kjo ngjarje shton listën e gjatë të vdekjeve të dyshimta të figurave të larta ruse. Ravil Maganov, një tjetër manjat i naftës nga Lukoil, u gjet i vdekur pasi ra nga një dritare në Spitalin Klinik Qendror të Moskës në 2022. Megjithëse, autoritetet ruse e përshkruan vdekjen si vetëvrasje, nuk u gjet asnjë shënim dhe nuk kishte kamera sigurie në vendin e rënies.

Në muajt e fundit, disa figura të tjera të rëndësishme ruse kanë ndërruar jetë në rrethana të paqarta, përfshirë Vladimir Nekrasov, një tjetër drejtues i Lukoil, dhe senatori rus Vladimir Lebedev.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews