Ndërroi jetë ish-deputeti Tahir Hani

Pas një sëmundje ka ndërruar jetë veprimtari dhe politikani nga Struga, Tahir Hani.

Lajmi është bërë i ditur nga familjar dhe miq të të ndjerit, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Tahiri tërë jetën ia kushtoi kombit shqiptar dhe punoi çdo ditë pa e kursyer vetën për ta parë kombin tonë në rrugë të drejtë”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në Facebook.

Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Hani në botën shqiptare njihej si person i cili ka qenë aktiv në çështjen shqiptare.

Nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka udhëhequr Veleshtën. Në periudhën 2006-2011 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka qenë zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Në vitin 2013 u bë Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews