Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka vizituar Kosovën në një takim dy orë e gjysmë me Kurtin, që është i pazakonshëm në takimet protokolare të vizitave zyrtare, ka bërë porosi të qarta për Qeverinë e Kosovës.
Dialogu duhet të përmbyllet me formimin e Asociacionit, Qeveria e Kosovës duhet t’i kthehet SHBA-së dhe veriu i Kosovës të përforcohet akoma me trupat e NATO-s, në kuadër të KFOR-it.
O’Brien theksoi se dëshiron të shohë më shumë diskutime dhe koordinim të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në përpara ndërmarrjes së veprimeve të caktuara, e sidomos ku përfshijnë trupat e NATO-s në veri, raporton Gazeta10.
O’Brien ka dashur të mos e dramatizojë gjendjen politike mes Kosovës dhe SHBA-së, e cila gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, ndodhet në pikën më kritike duke kaluar në gjendje të ngurt koordinimi.
Sipas gjendjes aktuale, O’Brien në Prishtinë kërkoi kthim të Kurtit kah SHBA,për faktin se BE, është e pa fuqishme t’i jep epilog përfundimtar dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, e gjithashtu si të pafuqishëm e sheh edhe Emisarin e BE-së për lehtësimin e dialogut Miroslav Lajçak, i cili kërkesat energjike për ftesa në dialog të dy dialoguesëve kryesorë Bislimi-Petkoviq, i bën sa për ta zbrazur fondin financiar ku deponohen mjetet e BE-së për punën e tij prej emisari.
Lajçak e ka thënë tashmë disa herë për një muaj se dialogu në Bruksel, nuk pritet të merr zgjidhje as lëvizje nga Prishtina, pasi Kosova më 9 shkurt mban zgjedhjet e përgjithshme nacionale .
Ndihmës Serkretari Amerikan i Shtetit për Evropçn dhe Euroazinë James O’Brien me faktin se ka qëndruar për 180 minuta takim me Kurtin, ka lënë porosi të qarta se SHBA, dëshiron të sheh progres e jo lojë të fjalëve mes Kosovës dhe Serbisë, për ta shuar një vatër të mundshme krize karshi dy tjerave që janë në fazën më ofensive të zhvillimit në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
O’Brien, ka folur në takim me Kryeministrin Kurti se krye terroristi i Banjskës Milan Radoiçiq, duhet të dorëzohet në Kosovë për drejtësi, pas marrjes përsipër të organizimit të Sulmit së Banjskës.
Pas takimit O’Brien dhe Kurti nuk janë deklaruar para mediave në konferencë shtypi, por mesiguri kjo ka ndodhur për faktin se O’Brien e kishte të aranzhuar intervistën në kanalin 10 ku d’o t’i thoshte të gjitha. O’Brien para Prishtinës ka vizituar Beogradin ku presidentit Vuçiq i ka numruar detyrat e shtëpisë, në mesin e të cilave ato kryesore qetësia në veriun e Kosovës dhe dorëzimi i Radoiçiqit para drejtësisë kosovare.
“Biseduam se si të ecet më shpejt drejt Evropës. E dijmë se po arrihet përparim në integrimin e qytetarëve në veri, veçanërisht komunitetit serb, prandaj diskutuam për qasje të ndryshme, të cilat mund të ndërmerren”, tha Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, duke kërkuar përshpejtimin e proceseve.
O’Brien: Dialogu po zgjatet, Kosova duhet ta shfrytëzojë rastin.
“Duam që të dy vendet dhe të gjitha vendet e rajonit të ecin sa më shpejt që është e mundur. Duam që kufinjtë të rrijnë të hapur që shoqëritë të punojnë bashkërisht në eksportimin e të mirave, mallrave dhe që njerëzit të punojnë dhe jetojnë në një vend tjetër. Duam që vendi ta shfrytëzojë këtë mundësi sepse nganjëherë e keni një mundësi dhe nëse nuk do ta shfrytëzoni, nuk do ta keni atë për një kohë të gjatë”, tha O’Brien.
“Kurti e kupton që është një çast unik, për shkak se kemi të gjitha ato tranzicione që po ndodhin. Bashkimi Evropian do të ketë një komisioner të ri, pra personel të ri, i cili do të mbikëqyrë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian edhe në SHBA kemi zgjedhje, e dijmë që do të kemi edhe aty një tranzicion”, tha O’Brien në Politiko në Kanal 10.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.
O’Brien ka thënë se Kosova duhet ta shfytëzojë trenin e fundit ekonomik të BE-së lëvizje që kanë ndodhur me heqjen e ndalesës së mallrave serbe në Kosovë, pas presionit të Procesit te Berlinit dhe pranimit të CEFTA-s./Telegram News