Rukiqi-Muratit: Propaganda s’kalon, me inflacionin 22% vlera reale e pagës mesatare është 395 euro

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për postimin që bëri lidhur me pagën mesatare, ku tha se me qeverinë Kurti, paga mesatare është rritur për 104 euro.

Rukiqi ka thënë se paga mesatare neto në vitin 2023 është 506 euro, por se me inflacionin prej 22 për qind, vlera reale e kësaj page është 395 euro.

Në këto katër vjet të Qeverinë Kurti, Rukiqi thotë se paga mesatare neto është rritur për 17 për qind, 22 për qind çmimet, 50 për qind çmimet e prdukteve bazë dhe se 60 për qind e kësaj page shkon për ushqime dhe barna.

Në fund ka pasur edhe një sugjerim për Muratin.

“Ska nevojë me lexu libra, për të bërë këto llogari secili nga ne. Sa merrni me propagandë, sigurone së paku bukën për ushtrinë”, ka shkruar Rukiqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews