Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar fshatin Gjonaj në Has dhe lagjen Arbana të Prizrenit.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se qytetarët në punën e tyre të përditshme nuk e humbasin asnjëherë shpresën për një jetë më të mirë. E këtë Abdixhiku zotohet se e ofron ai dhe ekipi i tij.
“Përkundër sfidave të përbashkëta, ata në punën e tyre të përditshme nuk e humbasin asnjëherë shpresën për një jetë më të mirë. Këtë e ofroj unë dhe ekipi im. Sepse nën udhëheqjen tonë, asgjë nuk vjen para mirëqenies së qytetarëve tanë! Sepse shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën – e Rruga e Re është rruga e vetme për Kosovën që duam”, tha ai.
Abdixhiku shtoi se ‘’Anekënd Kosovës, e me çdo dorështrëngim, Lidhja jonë po forcohet. Rruga e Re po vjen, e me të po kthehet edhe shpresa për Kosovën’’.