Federata e Futbollit e Kosovës mund të dënohet rëndë për mesazhin e shfaqur nga “Dardanët” në ndeshjen kundër Qipros të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën në mbrëmje.
“Dardanët” shfaqën një pankartë në të cilën ishte vizatuar harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit shqiptar me shqiponjën e zezë dykrenare në, duke përçuar kështu një mesazh të qartë.
“Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, shkruhej në pankartë, e cila me një fjale nënkuptonte se Kosova është Shqipëri.
Kjo ishte një kundërpërgjigje e mrekullueshme nga ana e “Dardanëve” pas ofendimeve të marra në ndeshjen mes Çekisë e Shqipërisë dhe Serbisë e Zvicrës ku nuk munguan thirrje “Kosova është Serbi”, por që Kosova mund ta pësoj.
Sipas mediave rajonale, UEFA, nuk lejon tolerime në mesazhet politike në ndeshjet e fundit dhe FFK-ja pritet të marrë një dënim të rëndë.
Kosova shënoi fitore mbrëmë kundër Qipros, duke shënuar fitore me rezultat të thellë 3:0.
Për Kosovën kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Ligën e Kombeve.