Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar ngrohje qendrore dhe zgjidhje të problemit me ndotje për qytetarët e Obiliqit.
Para qytetarëve në Mazgit, kreu i LDK-së tha se do të investoj mbi 120 milionë euro në Kosovën B.
Ai tha se nga 50 milionë eurot e ndara për gjelbërim, shumica do të shkojnë për Obiliqin.
“Mbi 120 milionë euro do të investohen në Kosovën B sepse me ndërtimin e Termocentralit të ri nuk do të mbetni pa punë. E kur jemi te pagat, do t’i rrisim pagat për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, deklaroi Abdixhiku.
“E di që një qytet me një ndotje kaq të madhe siç është Obiliqi, prandaj nga 50 milionë euro të ndara për gjelbërim, shumica do të shkojnë për Obiliqin”, ka shtuar ai.