Osmani: Thellësisht të pikëlluar me lajmin për vdekjen e ambasadores Kaidanow

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-ambasadores së ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të ambasadores Tina Kaidanow, e para Ambasadore amerikane në Republikën e pavarur të Kosovës dhe përkrahëse e fortë e vendit tonë”, tha ajo.

Presidentja tha se ka pasur nderin që të punojë me të, nga e cila thotë se mësoi shumë.

“Tina ishte një liderë e guximshme që luajti një rol të thellë në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pata nderin të punoja ngushtë me të dhe mësova shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj. Mendimet dhe ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj ndërsa ne të gjithë vajtojmë humbjen e saj”, shkroi Osmani në X.

Tina Kaidanow ishte ambasadorja e parë e ShBA-së në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews