Osmani takon Mukwege, diskutohet mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim nobelistin Denis Mukwege njëherit avokues për parandalimin dhe eliminimin e dhunës seksuale gjatë luftës.

Përmes një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se gjatë takimit është diskutuar për nevojen e mbështetjes ndaj të mbijetuarave e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Gjatë takimit, u diskutua për nevojën e vazhdueshme për t’i mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Me këtë rast, Dr. Mukwege përgëzoi Republikën e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme në skenën globale për t’i shkëmbyer praktikat më të mira në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani theksoi se lufta për drejtësi për të mbijetuarit është një mision jetësor, nga i cili nuk duhet dorëzuar asnjëherë.

Dr. Denis Mukwege ishte po ashtu pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga Presidentja Osmani në prill të vitit 2024.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews