Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka folur për shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT).
Në një postim në platformen “X”, Hovenier thotë se ShBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.
”Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT). SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha ai. /TelegramNews/
Today, we marked the 25th anniversary of the Kosova Rehabilitation Center for Torture Victims (KRCT). The U.S. is committed to standing with survivors of wartime sexual violence and supporting initiatives that ensure their rights are upheld. pic.twitter.com/PENqGY4jQW
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 16, 2024