Haradinaj takon Hovenier: Plani aksional për anëtarësim në NATON mbetet objektivi ynë

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Siç bën të ditur zyra për media e AAK-së, gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.

“Plani aksional për anëtarësim në NATO mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë,” deklaroi Haradinaj pas takimit.

Gjatë bisedës, Haradinaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët”, shtoi Haradinaj duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt NATO-s.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews