Abazi: Lista Serbe është paraqit me kërkesën e Kurtit në rastin e votimit të presidentes

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, kanë negociuar me Listën Serbe edhe për votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

Ndonëse nuk ka përmendur emër se kush e ka bërë, Abazi ka thënë se negocimi është bërë përmes një deputeti.

“Ka indikacione që Kusari bashkë me Kurtin kanë negociuar me Listën Serbe edhe për votat për presidenten. Ai që e ka ba ndërmjetësimin le ta konfirmon, deputet i parlamentit të Kosovës. Lista Serbe është paraqit me kërkesën e Kurtit në rastin e votimit të Presidentes. Që nga fillimi janë bërë pazare politike”, ka thënë Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ndryshe, deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se në prani të Kurtit dhe Osmanit ka biseduar me Radoiçiqin për votat e Listës Serbe për zgjedhjen e presidentes

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews