Molliqaj ia kthen Muratit: Që katër vjet lavrat janë shpërndarë në plagët e infektuara të Kosovës

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj pushtetarëve duke i quajtur “larva”, duke iu referuar atyre si një prezencë të dëmshme në Kosovë.

Ai thekson se këta pushtetarë kanë mbushur vendin me mashtrime dhe premtime të rreme, dhe sipas tij, është e nevojshme të hiqen rrënjësisht.

“Mund të shkaktoj dhimbje e mund të lë vrima pas, por kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar trupin nga shkatërrimi. Një nga një duhet të hiqen krimbat ë verdhë me kokë të zezë, e mbi të gjithë, jo vetëm trupi, por koka e tyre. Deri atë herë nuk ndalemi”, shkroi Molliqaj.

Kujtojmë se dje gjatë ditës së djeshme Ministri i Financave, Hekuran Murati ka krahasuar opozitën me shushunjat, teksa ka dhënë edhe disa sqarime se çfarë bëjnë ato.

Murati, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se për 20 vite qeverisje “kasta e vjetër I janë ngjitur me dhjetra e qindra shushunja”.

“Ushujzat, të quajtura edhe shushunja, janë parazitë që ngjiten në trupa të huaj dhe jetojnë duke u ushqyer me gjakun që e thithin nga trupi nikoqir. Hapësirën ku ngjitet ushujza, ajo e mpin ashtu që trupi të mos ndjejë dhimbje, dhe njëkohësisht e tajon edhe një lëng i cili e mundëson tëhollimin e gjakut, që të ushqehet më lehtë”, thuhet në postimin në ‘Facebook’.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews