Molliqaj: Përpjekja e Qeverisë Kurti është që të kontrollojë këdo që mundet

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për çështjen e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Molliqaj tha se përpjekja e Qeverisë Kurti është që të kontrollojë këdo që mundet.

“Bëhet fjalë për një luftë të qartë mes qeverisë dhe kompanisë që ka furnizu me ushqim ushtrinë e Kosovës, nuk e di nëse kompania i ka përmbush obligimet e saj ose jo… Pavarësisht kësaj përpjekja e Qeverisë së Kosovës, është përpjekje për të kontrollu-disiplinu këdo që mundet, mundësisht edhe te qytetari i saj,” tha Molliqaj.

Molliqaj thotë se Kurti nuk mbështet ata që nuk përkrahin atë.

“Besoj që është edhe një betejë e radhës me një kategori tjetër, siç janë Forcat e Armatosura të Kosovës, dhe Kurti e ka sinjalin e qartë që kushdo që nuk është në linjën e subërdonimin apsolut ndaj tij, nuk mer mbështetje as zgjidhje”, shtoi Molliqaj në emisionin “Five”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews