Profesori Milazim Krasniqi: Kurtit po i hargjohen shpifjet, ai kalon lehtë nga dhuna psikike në dhunë fizike

Me gjasë shumëkush këto ditë është befasuar me pamjen e Kryeministrit aktual Albin Kurti gjatë fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe secili që e ka parë paraqitjen e tij të egër para simpatizantëve i ka shtruar vetes një pyetje e cila  çon te dilema se cili është halli i kryeministrit të tregojë arrogancën e tij para simpatizantëve, derisa ai para  vartësve të tij, mund ta paraqet fjalën, program e pa program, por atë që ka për ta thënë mund ta  thotë pa ofendime, fyerje e  kërcënime.

Lidhur me pamjen e Kryeministrit kanë folur këto ditë edhe profesionistë të fushës psikiatrike të cilët  kanë shprehur  brengosje me një pamje të tillë të njeriut të parë të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu shumë satirikë e humoristë kanë marrë rolin e imitimit të tij me letrat e votimit, skena e të cilave pamje në Ferizaj u improvizua te shumë imitues dhe gjestikulues tonikë e  fizik, në  medie e rrjete sociale.

Se gjuha e Kurtit në fushatë elektorale ka degraduar në shoqëri dhe paraqet edhe aspekte të rrezikshmërisë publike duke thirrur votuesit në zbatime të kërkesave të tij si 500 mijë vota dhe pretenedime se do t’i largojmë  strukturat e caktuara institucionale nga detyrat dhe përgjegjësitë shtetërore, nuk e përjashton mundësinë as analisti Milazim Krasniqi i cili thotë:

“Dhuna psikike që po zbaton Albin Kurti ndaj kundërshtarëve, po edhe ndaj qytetareve është e rrezikshme, kur dihet se LVV në të shkuarën, kalonte lehtë nga dhuna psikike në dhunë fizike. Ka rrezik që vetëm pak e ndan Kurtin nga thirrja për dhunë fizike, sepse po i harxhohen shpifjet e sharjet. Meqë po e ndien se po humb terren, sikur po përgatitet për të dëmtuar procesin zgjedhor edhe me provokime e me incidente. Qyetarët duhet të distancohen nga kjo lojë e rrezikshme e Kurtit”, ka thënë themeluesi i LDK-së, profesori dhe analisti Milazim Krasniqi për të shtuar:

“Fushata e Albin Kurtit po synon ta largojë vëmendjen nga qeverisja e tij e dështuar. Po synon të mbajë vëmendjen vetëm te performansa e tij komike (katër milionë pulla të këmishave, Kosova si kapak i shishes, 1.1.8., etj.) Duke u shfaq si cirkusant, Kurti e ka synim t’i mashtrojë prapë analfabetët funksionalë. Por, si duket edhe ata kanë filluar të kfillen. Si fillim, po duken të hutuar”, thotë Krasniqi dhe përshkruan, gjendjen politike me ndryshimet që po ndodhin pas ardhjes së presidentit të ri amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

SHBA ka nisur  presion direkt mbi qeveritë e majta, kjo vlen edhe për Kurtin

Duke elaboruar rolin amerikan mbi partitë e majta pas ardhjes së Trump analisti Milazim Krasniqi ka thënë: “SHBA ka filluar një presion direkt mbi qeveritë e majta të Kanadasë, të Gjermanisë, të Britanisë së Madhe e bile edhe të Francës. (Dy janë rrëzuar, dy po presin radhën.) Në fakt, radhën është duke e pritur edhe qeveria më e majtë në Europë, qeveria Kurti. A i ngrehet veshi, a i kërcet flakareshi, do ta shohim shpejt, por kujdesin duhet pasur edhe nga votat që vinë nga jashtë:

Votat e diasporës në rrezik, KQZ- ia, jep kontratën me çmim dyfish më të lartë kompanisë që i humbi për një kohë të gjatë pasaportat. Qysh i besohet një punë aq e rëndësishme një kompanie që ka bërë gabime? Pse pikërisht asaj kompanie? Shenjat janë se do të tentohet të vidhen votat e diasporës, sepse nuk ka siguri për to. Nëse vërtet ka fakte për abuzime, më e drejtë do të ishte që ato vota të mos përfshihen fare në numërim”, ka shkruar Krasniqi duke kaluar edhe në terrenin e aleancës me SHBA-në:

“Trampi e mori detyrën. Nga sot fillon histori e re e SHBA-së. Nga sot fillon një raport i ri i SHBA-së me Kosovën. Duhet të mbledhim mend, të mos vazhdojmë me qeveri me prirje antiamerikane, si qeveria Kurti (martesat brenda të njëjtës gjini, rrezikimi i ushtarëve amerikanë të KFOR-it.) Nëse vazhdohet kjo, pasojat do të jenë të rënda. SHBA na ka ndihmuar të jemi të pavarur, por nuk na ka liruar nga përgjegjësia se çfarë bëjmë. Ata jo vetëm të mbajnë përgjegjës, po edhe nuk të falin.

Analisti Selatin Retkoceri: E papranueshme që kryeministri na kërcënon në fushatë zgjedhore

“Pas dhjetëra skandaleve diplomatike që ka pasur Donika Gërvalla gjatë mandatit 4 vjeçarë, tani vjen skandali më i madh i saj dhe i qeverisë Kurti. Zonja Gërvalla ka udhëtuar drejt SHBA-së, për të marrë pjesë në festën e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të 47 të SHBA-ve Donald Trump”, ka thënë analisti Selatin retkoceri dhe shton:.

“Stafi i zonjës Gërvalla ka bërë kërkesë në administratën e re të presidentit, por me shumë gjasë ajo është refuzuar dhe udhëtimi i ministres për  në Amerikë është bërë vetëm sa për kurtuazi, apo për të kamufluar veprimin e saj.

Me shumë gjasë fatin e njëjtë për mospjesëmarrje e ka pasur edhe presidentja zonja Vjosa Osmani, e cila veç para një muaji e takoi presidentin Trump, por me shumë gjasë edhe ajo nuk mori ftesë nga administrata e presidentit.

Tani është momenti që populli t’ua tregojë vendin të gjithë këtyre udhëheqësve të shtetit që prishin marrëdhëniet me Amerikën, shtet ky që na solli lirinë në vitin 1999, na shpalli pavarësinë në shkurtin e vitit 2008, po na mbron me trupat e NATO-s tash e 26 vjet, na lejoi ta formojmë Ushtrinë dhe tani kur planifikonte të na fus në NATO, dalin lideruca shqiptarë që injorojnë sekretarin e shtetit, ambasador, ndërmjetës të dialogut, emisar e deri te presidentin e shtetit siç është rasti me këtë të tashmin që me 20 janar hyri në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump i cili për 4 vjet do të jetë në krye të shtetit më të fortë në rruzullin tokësor

Kryeministri aktual Albin Kurti deri me 9 shkurt 2025 dhe krejt deri në zgjedhjen e qeverisë së re është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Prandaj me patjetër duhet të reagojmë kur kryeministri na kërëcnon me këtë gjuhë të papërshtatshme duke na e numëruar se çka ai është duke bërë tani në fushatë e çka do të bëjë me popullin e tij ditën e zgjedhjeve e pas zgjedhjeve, kuptohet nëse fiton me 500K!

Ne i preferojmë kryeministrit që përgatitet për një fiasko të madhe zgjedhore, sepse ky popull ka treguar se di të votojë dhe ua tregon vendin atyre që e fyejnë gjysmën e popullit me një gjuhë prej rrugaçësh, ku ai shprehet shumë i shqetësuar dhe i frikësuar sa ma shumë që po afrohet dita e zgjedhjeve. Po e citojmë një pjesë nga fjalimi i tij në një tubim elektoral, ku iu drejtohet partive opozitare dhe popullit që i voton ata me këtë zhargon banditesk:

“Jemi tuj sos, e jemi tuj i skropitë, e jemi tuj i raskapitë, e jemi tuj i dërmu, e jemi tuj i thërmu se e kemi nermen me i shpartallu!

Kështu përfundon fjalimi i Kryeministrit i cili veç çka nuk tha që kemi për t’i eliminuar siç ka ndodhur në shtetin amë dhe në shumë shtete diktatoriale ku konkurrentët politik apo kundërshtarët përfundonin keq.

Eksperti kushteues Blerim Burjani: Gjuha e nxitjes dhe urrejtjes, sjell rrezik në shoqëri

“Fushata dhe gjuha e urrejtjes që përdoret si mjet politik, është e ndaluar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, nenet 33,34, 35, te ligjit që i referohen kodit të sjelljes së partive në fushata politike. Partitë Politike mund te gjobiten deri në 50 mijë euro. Gjuha e nxitjes, urrejtjes, dhunës, mos durimit sjellin rrezikshmëri të përgjithshme  dhe si të tilla cenojnë integritetin njerëzor dhe dinjitetin dhe nxisin dhunë të përgjithshme”, thotë anailsti Blerim Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews