Gjuha dhe sjellja e Kurtit, në kundërshtim me kapitullin e pestë të Ligjit për zgjedhjet

Opinionistët e gazetës Telegram News, kanë qenë kritikë dhe të ashpër me fushatën e ditës së katërt të Albin Kurtit  për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe  lidhur me sjelljet e tij dhe thirrjet konfliktuoze ndaj opozitës i kanë cilësuar të rrezikshme dhe joadekuate ndaj partive, të cilat kanë zgjedhur shpalosjen e  programeve para qytetarëve, duke u shmangur nga provokimet e kryeministrit Kurti.

Fushatën zgjedhore të Vetëvendojes  gjatë të martes, analisti Selatin Retkoceri e ka cilësuar  “fushatë hipokrizie” duke u ndalur te momentet kyqe ku Kryeministri Kurti shfaqet para opinionit plot agresivitet dhe reagime konfliktuoze dhe lidhur me këtë retkoceri për Telegram News thotë:

“Dita e katërt e fushatës  ka vazhduar me hipokrizinë e kryeministrit Kurti. Fushata e së martes është karakterizuar nga Reagimi i Vëllezërve Devolli kundër fjalimit linques, kërcnues, sfidues të Kryeministrit Albin Kurti kundër kompanisë që punëson direkt e indirekt 15 mijë  punëtorë. Kur jemi te Devollët duhet ta sjellim në mendje deklaratën e Florin Krasniqit i cili ka tregu disa herë se Devollët e kanë financuar me para të gatshme disa herë Albin Kurtin. Kur jemi këtu na duhet ta kujtojmë Benito Musolinin i cili në kohën e lulëzimit të fashizmit italian i kishte obliguar “oligarkët” që fitimin nga bizneset t’ia paguajnë shtetit. Siç duket, të njëjtin model e kërkon edhe Albini për “oligarkët” që nuk ekzistojnë në Kosovë.  Mbledhja e ndarë e Kryeministrit me një “elitë” kaçanikase ku para tubimit me qytetarë, Kurti shprehet i frikëuar se po rrezikohet 50% e votave nga opozita, edhe sot ka vazhduar neuro psikolinguistika e Kurtit në tubimet elektorale.

Opozita ka vazhduar me gjuhën e moderuar dhe pa ofendime duke prezantuar programin dhe projektet që i synojnë për katër vjet. Vetëvendosje është ndalur me fushatë në komunën e Shtërpcës dhe Kaçanikut

Derisa në komunën me shumicë serbe ku tubimi u mbajt me një qebaptore nën prezencën e pak qytetarëve e shumë kandidatëve për deputetë. Fjalimin kryesor e pati Arbërie Nagavci e cila dukej e mjerë por edhe nuk e mori vëmendjen e Kryeministrit. Derisa në Kaçanik përveç një recitali të dobët të Albinit, ajo që ia dha kulmin kësaj ngjarje ishte kënga e njohur “Kaçanikut i raftë pika” interpretuar tmerrshëm nga ministrja e arsimit Arbërie Nagavci e përcjellë nga vallëzimi e duartrokitja bajate e Albin Kurtit. Vërehet shumë kqartë se kryeministri është i tmerruar nga tubimet hapëse të PDK-së, LDK-së dhe AAK-NISMA. Frika është shprehur nga një odë e kaçanikasve ku para pak pjesëmarrësve ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë VV-në sepse në të kundërtën nëse kjo parti mbetet nën 51% atëherë  përfundon gjithçka e mirë për vendin. thotë analisti Retkoceri.

Merreni me mend se çfarë deklaron kryeministri i vendit i cili për katër vjet nuk ka arritur të plotësoj as 25% të programit zgjedhor 2021. Vërejtja tjetër nga këndi i një analisti janë mungesa e këtyre simbolikave:  Nuk e kemi pa asnjë flamur të Republikës së Kosovës,  këndohet vetëm himni kombëtar i Shqipërisë, pa u intonuar asnjëherë himni i Kosovës. Në tubime shihen shumë fëmijë dhe autobusë që transportojnë qytetarë, apo aktivistë nga komunat tjera. Vetëvendosje vazhdon me sharje, fyerje, kërkon përballje, konflikt dhe më e keqja ende nuk ka program zgjedhor”, thotë analisti Retkoceri.

Bedri Hamza në Han të Elezit e në Gadime, shpalos programin dhe vizinin për mandat qeverisës të PDK-së

“Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim në komunën-fshat të Hanit të Elezit dhe në fshatin Gadime. Në të dy këto lokalitete mori pjesë kandidati për kryeministër z.Bedri Hamza i cili shfletoi pjesë nga programi zgjedhor pa u marrë me asnjë fjali të vetme kundër partisë në pushtet”, spikat Retkoceri dhe vazhdon: “Dukuria e tillë e zgjedhur nga z.Hamza, nuk po i shkon për shtati z.Kurti i cili po kërkon përballje e linçim të cilin po shihet, nuk do ja mundësojë kandidati për kryeministër i PDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot e filloi me Prishtinën në Sallën e Kuqe, për të vazhduar me Hajvalinë, Llabjanin dhe Artanën. Tubimet ishin të mira nga të cilat duhet veçuar atë në Prishtinë ku u premtuan 1.5 miliardë euro për katër vjet ku spikatën projektet si: Unaza e madhe e Prishtinës, kompleksi sportiv multifunksional në Bernicë, Teatri, salla koncertale dhe e operës e shumë projekte tjera. Z. Lumir Abdixhiku kandidati për kryeministër i shfaqi projektet ideore para qytetarëve dhe mbajti fjalime programore duke u marrë shumë pak me pozitën apo pushtetin në ikje. AAK-NISMA mbajti takim madhështor në Suharekë ku salla e sporteve të këtij qyteti ishte shumë e vogël për ti zënë të gjithë ata që erdhën në tubim. Diskutimet e kryetarit z. Bali Muharremi, z. Ramush Haradinajt dhe z. Fatmir Limajt ishin ato të zakonshmet, secili në fahun e vet. Kryetari i komunës foli për të arriturat e tij dhe AAK-së në këtë komunë. Z. Haradinaj u ndal në terenin e vet ku foli për të bëmat dhe dëmet që kryeministri në ikje ia ka shkaktuar popullit si dhe për zotimin për ta forcuar ushtrinë, diplomacinë dhe futjen e përshpejtuar brenda dy viteve në NATO. Z. Limaj ka folur për zhvillimin ekonomik dhe projektet që ky koalicion do ti realizoj për mandatin që ata synojnë ta fitojnë. Ditën e sotme të fushatës si edhe tre ditët tjera i ka fituar bindshëm opozita, pritet që edhe ditët tjera deri më 9 shkurt 2025 do t’i fitoj kjo opozitë e cila ka vizion e mision të qartë, derisa pozita është e frustruar dhe e tmerruar nga përformansa opozitare e cila bindshëm udhëheqë me program dhe prezencë masive të qytetarëv”, ka analizuar analisti Selatin Retkoceri.

Milazim Krasniqi: Konflikti i Kurtit me Mediet, tregon krizën e thellë të qeverisjes Kurti

“Konflikti i LVV dhe Kurtit me mediet tregon krizën e thellë të qeverisjes Kurti dhe panikun që e ka kapluar nga humbja. Këto medie janë të të njëjtëve pronarë, si në vitin 2021, kur Kurti dhe LVV ishin mysafirë të rregullt të tyre. Mediet nuk kanë ndryshuar. Prapë kërkojnë llogari nga qeveria, si në vitin 2020 e 2021. Kurti e LVV kanë ndryshuar. Kanë dështuar por nuk po duan të japin llogari. Ama më mirë është të jepet llogari para medies me kohë, se sa para prokurorëve më vonë”, ka shkruar në statusin e tij në Facebook profesori dhe analisti Milazim Krasniqi, për ta fokusuar vëmendjen te skenat tjera ku fëmijët përdoren për fushatë zgjedhore nga vetëvendosje, që është jashtë normave ligjore të ligjittë zgjedhjeve.

“Jam dakord absolutisht që femijët të mos pëfshihen fare. Por, ka dallim të madh kur përfshihen si familje, për prezentim, nga marrja në prehër e fëmijës se huaj dhe detyrimi qe të deklamojë vargje idiotike për një përson të huaj, te cilin nuk e ka familjar, me gjasë nuk e njeh fare.

Turp i madh: e ulë në prehër vajzën e mitur dhe e detyrojnë të recitojë vargje idiotike për Albin Kurtin (psh. O Albin, baba jonë!!!) e për Agim Bahtirin? A ka rrezik që atë vajzë ta bullizojnë në shkollë e në komunitet, për shkak të asaj shfaqjeje të pashije? Fëmijët nuk lejohet të përdoren në fushatë parazgjedhore. Ç’kemi KQZ?”, ka pyetur në fund profesori Milazim Krasniqi organin më kompetent që duhet të jetë në krye të detyrës edhe gjatë procesit të zhvillimit të fushatës zgjedhore”, shprehet Krasniqi.

Analisti Blerim Burjani: Kualifikimet e Kurtit ndaj opozitës, sulme shqetësuese

“Gjuha politike e Albin Kurtit, është nençmuese ndaj opozitës. Mospranim i angazhimit të opozitës me seriozitet ndaj problemeve, sulmi i vazhdushëm me një gjuhë të kësaj natyre, është tregues i një paaftësie të tij për të zgjidhur problemet e mëdha të grumbulluara. opozita nuk ka dallim nga fushatat e kaluara, premtime kryesisht të njëjta, ndërsa VV ka mbetur me program të para katër vitesh. Gjuha nxitëse e konfliktuoze është në kundërshtim me kodin e sjelljes nga kapitulli i V-të i ligjit për zgjedhje të përgjithshme”, ka thënë Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews