Florian Dushi i LDK-së: Ta çlirojmë Prishtinën nga diskriminimi i qeverisë aktuale

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Florian Dushi,i cili garon me numrin 34 e ka cilësuar Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën, pasqyrë të identitetit shtetëror.

Në betejën e garës elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit ku LDK, garon me ekip të jashtëzakonshëm profesional, kandidati për deputet nga LDK Florian Dushi, Drejtor i Inpektoratit Komunal të Prishtinës (DIKP) dhe ish -Zëvendës Ministër i Ministrisë së Drejtësisë, pret që me fitoren e Lumir Abdixhikut për kryeministër të Kosovës nga LDK, Prishtinës t’i kthehet  nami investues nga Qeveria, duke ia kthyer kryeqytetit primatin e infrastrukturës moderne dhe çlirimin nga bllokimi i Qeverisë Kurti.

“ Kryeqyteti ynë nuk është thjesht një vendbanim, është pasqyrë e identitetit dhe potencialit tonë shtetëror”, ka thënë Dushi, kandidati  me bagazhin më profesional në LDK.

Florian Dushi që njeh më së miri rrjedhat e procesit të investimeve në Prishtinë, më në fund shpreson që pas një periudhe të gjatë neglizhence dhe diskriminimi institucional ndaj kryeqytetit tonë dhe qytetarëve të tij nga qeveria aktuale, e cila ka bllokuar projekte kapitale dhe ka shmangur investimet e nevojshme, do të  shtrijë dimensionet zhvillimore  në përmbylljen e projekteve kapitale  ku zë vendin më të rëndësishëm projekti i njohur si “Unaza e kryeqytetit” që shkarkon tollovinë e trafikut, për çka para pak ditës i pari i Prishtinës Përparim Rama tha në një konferencë për medie se Qeveria Kurti ka bllokuar investimet përmbyllëse të saj në momentin kur rreth 40% të mjeteve i posedon komuna.

Florian Dushi partia e të cilit ka kthyer reputacionin e mbushjes së sallave me votuesit dhe simpatizantët e vjetër tradicionalë, ka thënë se “tashmë kemi një arsye për shpresë”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku, ka paraparë investime që kapin vlerën plot 1.5 miliard euro, projekte kapitale që përfishijnë edhe unazën e kryeqytetit që është jetike për të zgjidhur problemin e tollovisë në komunikacion”, ka pohuar Dushi.

Florian Dushi, kandidati më serioz dhe më i përgatitur për përfaqësim qytetar në Kuvendin e Kosovës ku garon tash, ka ushtruar funksione të shumta qeveritare, komunale dhe zgjedhore dhe  posedon një historik të jashtëzakonshëm zyrtari publik nën përgjegjesi të larta moralo-profesionale.

Ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë, ku ka marrë titullin Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ.

Gjithashtu, ka të mbaruar edhe Provimin e Jurisprudencës, ndërsa ka punuar avokat në Prishtinë për një periudhë të caktuar, gjatë vitit 2018.

Ka qenë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si përfaqësues i subjektit politik LDK, në periudhën 2007-2016, pastaj më 2018 dhe më 2021, një periudhë.

Ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë (maj 2008 – qershor 2010), si dhe këshilltar i lartë politik i ministres së Ministrisë së Drejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi (2008).

Gjithashtu, ka shërbyer si zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë periudhës 2016 – 2017 dhe 2020 – 2021.

Ka qenë Koordinator Nacional kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovë.

Që nga viti 2004, është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër”, në Prishtinë dhe aktualisht kryetar i kësaj Dege, pastaj anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, për dy mandate më radhë.

Më 2013 ka publikuar librin “Sprova e zgjedhjeve në Kosovë: nga legjislacioni te rezultatet”.

Në vazhdimësi është i pranishëm me publikime dhe vështrime të ndryshme analitike në revista profesionale dhe në medie në fushën kushtetuese, të zgjedhjeve dhe fushën e të drejtave të njeriut.

Është mësimdhënës (i angazhuar) në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB.

Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews