Kontratë e re e Qeverisë Kurti për vijë të kuqe mes FSK-së dhe veriut të Kosovës

Për më shumë se një dekadë, e me theks të veçantë gjatë mandatit katër vjeçar Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar ish -Presindetin e Kosovës Hashim Thaçin si  fajtorin kryesor për gjendjen e pasigurisë në veri të vendit, duke e identifikuar me njeriun më përgjegjës për nënshkrimin e  marrëveshjes  me NATO-n dhe Serbinë për mbajtjen e FSK-së në distancë me veriun e vendit.

Kurti i opozitës dhe Kurti qeverisës, mos dërgimin e FSK-së si  ushtri të Kosovës në territorin e katër komunave me epërsi serbe në veri, e ka përdorur si kartën më propagandistike për ta denigruar  krahun e luftës, shumica e të cilëve identifikonin Qeveritë e Republikës së Kosovës me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn në krye.

Por, një dëshmi e plotë që doli si nga nëntoka dhe u publikua botërisht për qytetarët, zhvesh propagandën e Kryeministrit Kurti dhe vetë Albin Kurtin nga ajo që i referohet akoma si përgjegjësi historike të Hashim Thaçit për mos dërgim operativ të FSK-së në veri të vendit, duke e çmontuar sekretin e fundit se Kryeministri i Kosovës ka firmosur me shkrim zotimin e mbajtjes së FSK-së larg nga Kosova veriore.

Kontrata e re e Kurtit që iu dërgua Komandantit të KFOR-it në veri, derisa i pari i Qeverisë së Kosovës me vartësit e tij, akoma akuzojnë Hashim Thaçin si fajtorin numër një që i vuri vijë të kuqe ushtrisë së Kosovës me veriun, dëshmon se kreu i Vetëvendosjes dhe i Qeverisë, politikisht operojnë me propagandën më të dëmshme për veriun e Kosovës dhe atë në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 9 shkrut .

Lajmi që doli mbrëmë se Ministri i FSK-së Ejup Maqedonci i ka dërguar letër komandantit të KFOR-it për mos dërgim të FSK-së në veri, është jo vetëm zotim i Qeverisë Kurti, por edhe garancë e pranimit të vijës së kuqe FSK-Veri i Kosovës, për një vakum të ri sigurie të garantuar nga Qeveria Kurti.

Besa Kabashi-Rama e PDK-së: E dhimbshme si po i tërheqin të gjitha  qëndrimet që i kanë bërë me vite të tëra

“Mua më vjen mirë që tash qytetarët po e shohin se  si e kemi mbrojtur ne vendin në mënyrë konsistente duke bashkëpunuar me partnerët tanë ndërkombëtarë duke e trajtuar aspektin e sigurisë kombëtare dhe unë gjithmonë e kam thënë se aspekti i mbrojtjes është sektor i sigurisë shtetërore dhe siguria e çdo vendi varet nga aleancat e jashtme dhe kapacitetet e brendshme. Pra, atëherë e sot, aleancat për veriun ka të bëjë me mirëbesim në mes Kosovës dhe NATO-s”, ka thënë Kabashi në Pressing.

Përparim Gruda i PDK-së: Kryeministri Albin Kurti, nuk mban mend as çka ka premtuar.

Duke folur rreth programit të Qeverisë Kurti dhe rreth letrës për mos dërgim të FSK-së në veri, Përparim Gruda i PDK-së ka thënë se Kyeministrit i ka humbur rruga në oborr dhe ai është në kaos qeverisës.

“Albin Kurti është duke u tërhequr nga çdo gjë që e ka thënë, pra ky derisa e ka dhënë zotimin, vazhdon akoma me propagandë akuzuese ndaj ish-kryeministrit dhe ish-Presidentit Hashim Thaçi, e kjo tregon se Kryeministri Albin Kurti, nuk mban mend as çka ka premtuar. Aq shumë janë përhapur këto gënjeshtra e të pavërteta sa më kryeministri Kurti, nuk ka pikë referimi se çka ka premtuar. Në kushtet që ka premtuar ai, edhe çka ka premtuar, ai nuk e ka dertin se çfarë ka thënë para një jave duke u demantuar tash dhe Kryeministri Kurti është në një gjendje që nuk mundet as t’i kontrollojë deklarimet e veta dhe situata është jashtë kontrollit dhe nuk dihet lista e premtimeve, nuk dihet as lista e programit të Qeverisë dhe jemi në fund të mandatit e ata as nuk duan të vinë të flasin për premtimet as për programin duke qenë në kaos total dhe kjo është dëshmia më e mirë se Kryeministri Kurti, jo që s’mban mend vepra, por as fjalët e veta. Qytetarët e vendit duhet të dinë se jemi në ditët kur Kryeministri duhet të jep llogari për katër vjeteshin e mandatit qeverisës, e kur jemi te veriu i vendit, duhet ta themi se edhe në vitin 2013 jemi koordinuar me amerikanët për veriun, e Kurti, koordinimin me amerikanët e ka  quajtur tradhti për vendin, e me e shit  këtë propagandë kundër Thaçit duke e bërë të njëjtën, kjo është skandaloze”, ka thënë Gruda.

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani: Qeveria dërgoi  letër rizotimi për distancë të FSK-së me veriun, por edhe kërkoi falje për  pjesëmarrjen e e një ekip të FSK-së në një ceremoni rasti

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë mbrëmë se letra e dërguar nga Qeveria Kurti te Komandanti i KFOR-it mban datën 12 dhjetor 2024  dhe pasi e ka parë vetë letrën, ajo përveç që rikonfirmon distancën e FSK-së me veriun, shpreh edhe një kërkim falje.

“E vërteta për këtë letër është edhe më e dhimbshme! Pse? Rizotimi i Qeverisë ka ndodhur me kërkesë të NATO-s, por gjërat kanë shkuar deri aty sa brenda letrës ka edhe kërkim falje të Qeverisë së Kosovës, sepse e kam pa letrën vetë, dhe aty ka qenë një rast ceremonial kur FSK e ka dërguar një ekip të vetin pa njoftim për KFOR-in, pra ka pasë edhe kërkim falje edhe rizotim të mos dërgimit të FSK-së në veri. Pra, ka pasur një kërkesë të NATO-s për rizotim, sepse ka pasur disa thyerje të çuditshme dhe ajo që është me rëndësi është se letra dërguar Komandantit të KFOR-it për koordinim me KFOR-in, i bie se komandanti i këtij misioni mund të merr vendime për gjithë Kosovën, pasi Kosova  është një zonë e vetme sigurie për KFOR-in. Edhe policia kur operon në një zonë brenda komuniteteve, duhet  ta njoftoj 24 orë përpara KFOR-in  ose 48 orë, pra edhe tash e bëjnë dhe kjo për mua ka qenë situatë shumë abuzuese me sektorë të sigurisë, sepse në sektorë të sigurisë nuk ka emocion e nëse edhe për operacionet e policisë te komunitetet pakicë duhesh me njoftuar KFOR-in, më nuk ka vend për të abuzuar me tema tjera”, ka thënë Ramadani.

Mr.Sc.Selatin Retkoceri: Qeveria Kurti nuk i di kompetencat e KFOR-it në Kosovë

Analisti Selatin Retkoceri lidhur me zhvillimet e reja rreth ri konfirmimit të letrës së Qeverisë për mos dërgim të FSK-së në veri ka deklaruar për Telegram News:

“Ministri i Mbrojtjes i dërgon letër komandantit të KFOR-it ku kërkon falje për veprimet e pakoordinuara të FSK-së, gjegjësisht të Qeverisë me KFOR-in. Letra e ministrit Ejup Maqedonci të cilën në emër të Qeverisë i ka dërguar Komandantit të KFOR-it z.Enrico Barduini, në këtë letër ai është zotuar në emër të qeverisë se nuk do të dërgoj Forcën e Sigurisë në Veri të vendit, pa u koordinuar dhe pa e marrë lejen ose autorizimin nga ana e KFOR-it. Letra e ministrit përveç rizotimit në emër të Qeverisë, aty është përfshirë edhe një “kërkim falje”, për të gjitha rastet kur qeveria nuk është koordinuar dhe nuk ka bashkëpunuar në sferën e sigurisë me KFOR-in. Sipas burimeve të sigurta paraprakisht kjo kërkesë është bërë nga NATO, ku është detyruar Qeveria të pranoj koordinimin dhe kërkon  falje për të gjitha veprimet e pamatura që i ka bërë në të kaluarën. NATO e detyron ministrin e mbrojtjes që në emër të Qeverisë të rizotohet se në të ardhmen nuk do të marrë vendime të një anshme e të pa akorduara, por njëkohësisht edhe kërkim falja për veprimet nga e kaluara të kërkoj falje siç vërehet nga letra e Maqedoncit. NATO ka kërkuar të shkruhet kjo letër nga Qeveria e Kosovës, meqë e njëjta ka vepruar njëanshëm në një rast ceremonial ku është dërguar FSK-ja të marrë pjesë në veri pa lejen paraprake të KFOR-it. Qeveria si duket, nuk i ka të qarta kompetencat e KFOR-it, të cilat qytetarët edhe mund të mos i dinë, por një shkarje e tillë nuk guxon të vjen nga Qeveria e cila po gabon shpesh në raport me KFOR dhe kompetencat që NATO i ka në gjithë Kosovën KFOR ligjërisht i ka kompetencat apo autoritetin e njëjtë në gjithë Kosovën, bile edhe në rastet kur Policia e Kosovës ka operacione në zonat e komunitetit serb duhet që ta njoftoj KFOR-in. Thjesht përdorimi eventual i FSK-së në veri të vendit mund të bëhet vetëm me mirëbesimin paraprak nga komandanti i KFOR-it që ka autoritetin e vetëm dhe kryesor të sigurisë në vendet me shumicë serbe”, ka thënë analisti Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews