A mund ta përcaktojë fituesin “teprica” votuese në Kosovë?

Mbi dy milionë votues me të drejtë vote dhe 105 mijë jashtë vendit, derisa popullata rezidente në Kosovë nga regjistrimi i fundit statistikor ka nxjerrë 1 milion e 600 e 2 mijë votues, ka nxitur debat dhe dyshime se kërkesa e Vetëvendosjes që edhe është bërë sllogan i fushatës “për 500 mijë vota”,  mund ta mbështes teorinë e fitores  nga “teprica” votuese e këtij segmenti të shifrave.

Kosova po kalon prej vitesh në një proces të mospastrimit të listave  votuese që në disa raste është dëshmuar se ka pasur vota në kuti, më shumë se votues në lista zyrtare.

Ka pasur edhe raste kur grumbuj lista votash janë futur në kuti në vendvotime dhe kjo shkelje e demokracisë  kushtetuese të votimit, ka thyer ligjin zgjedhor, duke  rritur  kërkesën për  pastrim listash të votueseve, ku problemi më i madh në terren mbeten mijëra emra të vdekurish në listat votuese e lidhur me mosmastrimin e listave zgjedore, analisti Selatin retkoceri ka  thënë për Telegram News, se dyshmet për manipulime janë të arsyeshme.

“KQZ vazhdon të mos i pastrojë listat edhe në këto zgjedhje. Problemi i listave me të drejtë votimi edhe për të vdekurit, po vazhdon tash e 25 vite prej kur Kosova ka filluar të organizojë zgjedhje të lira. Derisa e kemi arsyetuar mospastrimin e listave deri në kohën sa ka qenë zot shtëpie UNMIK-u, tash kur po i afrohemi 17 vjetorit të pavarësisë, sigurisht se nuk ka asnjë arsye për të mbajtur në listat me të drejtë vote të vdekurit që veç kanë filluar të harrohen edhe nga familjet. Kosova në regjistrimin e fundit ka dalë se i ka vetëm 1.6 milion banor, derisa në listën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 janë regjistruar  mbi  2 milion qytetarë me të drejtë vote. Shifrat e tilla në shtetet normale  ku nuk ka emigrime të popullsisë do të konsideroheshin absurditete, derisa tek ne këso lloje kontradiktash, shihen si krejt normale. Shqiptarët e Kosovës historikisht kanë migruar në perëndim, në masë të lartë, sidomos nga vitet e 90-ta të fundshekullit të kaluar, për çështje të represionit politik-ekonomik gjatë dezintegrimit të Jugosllavisë. Që nga ajo kohë e deri në censusin, e fundit së paku 1milion shqiptarë kanë ikur drejt vendeve perëndimore, që të gjithë ata janë mbetur në listat votuese sepse edhe kushtetuta e vendit ua mundëson një të drejtë të tillë. Problemi qëndron tek mospastrimi i listave nga të vdekurit të cilët me vite vazhdojnë të figurojnë si emra votues. Se cila është shifra e të vdekurve që figuron në listat zgjedhore  nuk  dihet, apo mbase ka dikush që e di, por kjo bie në kompetencat e KQZ-së dhe të njëjtit është dashur t’i  largojnë  nga këto lista ata që nuk janë më në jetë, sepse kjo mundëson apo është një derë e hapur për  manipulime me rezultatin zgjedhor. Mundësitë për tu keqpërdorur të vdekurit si potencial votues gjithmonë kanë ekzistuar dhe për këtë flet përvoja jonë zgjedhore si shtet i ri, prandaj mund të dyshohet me arsye se kjo mund të ndodhë edhe në këto zgjedhje e sidomos kur e kemi parasysh politizimin e skajshëm të KQZ-së që po bëhet nga partia në pushtet, e cila hapur dhe me slogan ka dalë në kërkim të 500 mijë votave. KQZ në kushte normale do të duhej të ishte krejtësisht i pavarur dhe apolitike dhe të mos përbëhej nga militantë të subjekteve politike siç e kemi rastin e Alban Krasniqit, burrin e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiut gjë që  paraqet një fakt konflikt  interesi. Në asnjë rrethanë nuk do të duhej që burri i ministres së drejtësisë të emërohet në një mekanizëm kushtetues siç është KQZ. Thjesht mundësitë për keqpërdorim të  emrave  të të vdekurve për ta ndryshuar rezultatin zgjedhor janë shumë të mundura”, ka pohuar Selatin Retkoceri.

Milazim Krasniqi: Numër  më i madh votuesish sesa banorësh, rrezikon procesin demokratik të votimit

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi e ka cilësuar si proces të rrezikuar votimin në një vend ku më shumë ka votues sesa banorë dhe lidhur me këtë ka thënë:

“Nëse Kosova ka më shumë votues sesa banorë, kjo normë rrezikon procesin e zgjedhjeve. Hap mundësi manipulimi. (Sipas rezultateve të regjistrimit (2024) Kosova ka 1.586. 659 banorë, ndërsa në listën e votuesve të cerfitikuar nga KQZ, janë mbi 2 milionë votues.) Dy gjëra është dashur të bëhen: E para, të pastrohen listat dhe e dyta, mërgimtarët të jenë në një listë të veçantë, të kenë kandidatë të veçantë, si në Kroaci a në Maqedoninë e Veriut dhe  në këtë mënyrë do të kishim përfaqësim më real në Kuvend.

Ka një paqartësi logjike në deklaratën e KQZ-së lidhur me regjistrimin dhe listën e votuesve: E para, regjistrimi i popullsisë ka përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit, (kështu është thënë) e dyta, si mund të përfshihen në listën votuese qytetarët, nëse nuk janë të regjistruar? Me çfarë të drejte votojnë ata që nuk janë të regjistruar? Pra, i bie që ose ka dështuar regjistrimi, ose votimi pritet të bëhet me lista të parregullta.

Nuk e përmenda një fakt edhe me të hidhur: Në listat e votuesve janë  tash e njëzetë e pesë vite edhe ata  që jetojnë jashtë Kosovës, kryesisht ne Serbi, ku e mohojnë shtetin e Kosovës, në mesin e tyre mund të ketë edhe kriminelë lufte.

Rreth 400.000 votues janë në lista zgjedhore më shumë se sa banorë të numëruar. Me gjasë Kurti ata i llogariste, kur kërkonte 500.000K. Pra, 100.000 vota të vetat dhe 400.000 “të huazuara” nga të vdekurit dhe nga ata që nuk janë në Kosovë. Edhe kështu qeverisja e tij, qytetarët i bën hesap ose si numra, ose si (politikisht) të vdekur”, thotë Milazim Krasniqi. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews