Investimi në banesa dhe rritja e tatimeve 300%, do ta kolapsojë ndërtimtarinë e Kosovës për dy vite

Me  miratimin e ligjit mbi rritjen e tatimit pronësor në 300% nga Qeveria Kurti, në dy vitet e ardhme, pritet  kaos banimi në Kosovë.

Qeveria Kurti e ka shitur si propagandë populiste në masë investimin e mërgatës, apo diasporës në Kosovë  si zhvillim ekonomik, por ekspertët e kësaj fushe, kanë demantuar  rritjen, duke e cilësuar si dramatike shpenzimin e parasë së diasporës në banesa dhe mure të pa banuara, teksa shpenzim i parasë ka shkuar në kapital të vdekur që nuk riprodhon asgjë.

Me rritjen në 300% të tatimit pronësor, do të rritet edhe vlera e qirave në përmasat që nuk do t’i mbolojë as paga mesatare prej një mijë eurove.

Cila është e vërteta e gjendjes së ndërtimit të banimit kolektiv në Kosovë?

Analisti ekonomik  Mr. Sc Selatin retkoceri lidhur me këtë problem ka thënë për Telegram News:

“Shqiptarët e Kosovës e zënë njërin ndër vendet e para në Evropë e më gjerë me numrin e shtëpive e banesave si prona të tyre individuale. 92% e shqiptarëve kanë shtëpi ose banesë të veten për banim. Një karakteristikë tjetër që ka dalë nga regjistrimi i fundit është fakti se shqiptarët e shtetit të Kosovës  kanë në pronësi të vetanake edhe afërsisht 200,000 njësi banesore e shtëpi të pa banuara, ose të lëshuara me qira. Një shifër e tillë është shumë e lartë kur kemi parasysh se shqiptarët e Kosovës janë populli me papunësinë më të lartë në Evropë dhe njëkohësisht jemi popullsia me të ardhurat kombëtare më të ulëtat për kokë banori dhe më të varfërit e Evropës. Industria e ndërtimit, përkundër këtyre shifrave shqetësuese është duke vazhduar me ndërtime masive të ndërtesave kolektive. Paraja që investohet në këto ndërtesa e sidomos në ato që janë të pa banuara është astronomike. Nga një llogaritje e thjeshtë e këtyre njësive banesore, rezulton se shqiptarët kanë investuar në patundshmëri, apo si quhen njësi banesore të pa banuara si kapital i vdekur mbi 10 miliardë euro për rreth 10 vite, por kjo rritje ka marr hov kryesisht gjatë mandatit të kësaj qeverie. Vlera e përafërt, vetëm e ndërtesave që janë të gatshme për banim kap shifrën mbi 10 miliardë euro dhe, shifra kaq e lartë e kapitalit të vdekur godet keq  propagandën e VV-së për gjoja zhvillimin ekonomik për 4 vjet mandat të qeverisjes Kurti. Investimet në patundshmëri (banesa, shtëpi, toka e privatizim pronash) nuk mund të cilësohet si zhvillim ekonomik ku ka investuar direkt  diaspora”, deklaron Retkoceri në një analizë ekonomike lidhur me temën investimi i diasporës kosovare, për të cilat  Qeveria Kurti e qon në qiell mërgatën në kohë fushate.

Rritja e tatimeve 300%, do të sjell krizë të re ndërtimore

 Sa i thellë do të jetë hendeku i krizës ekonomike që do të sjell ligji i miratuar nga pozita, lidhur me rritjen e tatimeve pronësore, do të tregojë  perioda dy vjeçare e radhës, për të arritur krizën më 2027, pavarësisht se Qeveria e ka shtyrë ekzekutimin në praktikë të këtij vendimi  për një vit, pasi është kritikuar ashpër nga opozita dhe pragut elektoral. Përmasat e kësaj krize analisti Retkoceri i shpjegon me gjendjen në terren duke thënë:

“Në Kosovë kemi stërngopje të tregut nga ndërtimtaria dhe shumë shpejt do të krijohen stoqe banesash të cilat do të bëhen shkak për të falimentuar shumë ndërmarrje e pronarë ndërtimesh, të cilët nuk do të jenë në gjendje të paguajnë obligimet tatimore. Taksat e ndërtimit dhe shnëdrrimit nga toka e punës në tokë ndërtimore, pastaj taksat e shërbimeve komunale të energjisë etj, do ta tjetërsojnë gjendjen ekonomike në Kosovë dhe kriza do të shpërndahet sepse mbi 10 miliardë euro në investim të vdekur dhe  blerje tokash që kanë sjellë rreth 15-17 miliardë euro fitimi për një kastë të caktuar pronarësh nuk do të gjenerojnë prodhim as kapital në qarkullim. Ndërtimtarët duhet të përgatiten për krizën që mund të filloj të ndjehet qysh në këtë vit, por efektet dhe pasojat do të ndjehen sidomos në vitin 2026 duke kulmuar me kolaps në vitin 2027 ,” thekson analisti Selatin Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews