Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave efektive që mbështesin bizneset, duke theksuar se politika fiskale nuk ka ndryshuar që nga pandemia. Ai ka kërkuar që të miratohen lehtësira dhe ndryshime në TVSh, si dhe reformë të thelluar në politikat fiskale ,për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillimin e bizneseve.
Rafuna është deklaruar i shqetësuar me dështimet e Qeverisë në investimet kapitale të cilat nuk janë realizuar gjatë mandatit katër vjeçar, që janë kusht zhvillimor me të ciat matet suksesi i një vendi dhe ka shtuar se nuk ka asnjë sukses në përmbushjen e ndonjë parashikimi buxhetor.
Rafuna, gjithashtu, ka theksuar se, edhe pse diaspora ka kontribuar me investime, ato janë fokusuar kryesisht në sektorin e paluajtshmërive. Sipas tij, kjo ka rezultuar në një zhvillim ekonomik që nuk është i qëndrueshëm, pasi investimet në këtë sektor nuk krijojnë vende të qëndrueshme pune dhe nuk stimulojnë rritjen afatgjatë të ekonomisë.
Rafuna: Mbështetja e bizneseve nga Qeveria ka dështuar
“Nuk është se ka pasur mbështetje për bizneset. Në qoftë se shohim në kuptimin e politikave fiskale, që rreth 4 apo 5 vite prej pandemisë, nga atëherë, nuk është bërë më asnjë freskim i politikave fiskale, përkundër që ka qenë kërkesa jonë që të ketë ende më shumë lirime, shkallëzim të TVSh-së, të ketë një reformim të TVSh-së, nuk kemi pasë një transparencë, dialog sa i përket sjelljes së ligjeve. Ka mbizotëruar një pasiguri totale juridike sa i përket biznesit”, ka deklaruar Rafuna, i bindur se ngecjet më të theksuara janë te investimet kapitale të kësaj qeverie.
“Asnjëherë gjatë këtyre katër viteve nuk është realizuar ajo shumë e cila ka qenë e paraparë me ligjin e buxhetit. Ai trend ka vazhduar edhe në vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverie, edhe pse kemi qenë shumë të zëshëm dhe kemi kërkuar që në qoftë se nuk mund të rritet shuma e investimeve kapitale të shpenzohet ajo që është e paraparë…Nuk po më kujtohet që ka ndonjë projekt që ja vlen. Kemi shumë projekte, shumë rrugë që kanë mbetur të pa realizuara, por nuk e di asnjë projekt që u finalizua dhe qëja vlen të përmendet. Nuk e kemi asnjë projekt konkret kapital që ja kish vlejte të potencohet”, ka nënvizuar Rafuna.
Kryetari i OEK-ut është shprehur falënderues për angazhimin e diasporës shqiptare si kontributdhënëse për zhvillimin e Kosovës, edhe pse paraja e tyre ka shkuar në prona dhe paluajtshmrë, por e ka theksuar dobësinë e Qeverisë që nuk ka ditur ta orjentojë diasorën në investime domethënëse me të cilat matet zhvillimi i vendit.
Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Rafuna nuk i sheh vetëm si dështim material, por edhe dëmtim në imazhin e shtetit të Republiës së KosovësAi flet edhe për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, dështimi nga sanksionet nuk është vetëm në aspekt material, por edhe në kuptim të imazhit të vendit.
Rafuna: Dëmtimi nga masat nuk është vetëm në aspekt material, por edhe në kuptimin e imazhit
Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 si rrjedhojë e zhvillimeve politike në veri të vendit.
Këto sanksione kanë hyrë në fuqi më 28 qershor 2023, derisa përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë momen./Telegram News