Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pritej që të mërkurën të merrte pjesë në përurimin e një shkolle dhe një çerdhe në komunën e Vitisë. Megjithatë, të dyja këto u anuluan.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti ka thënë se ko ka ndodhur për shkak se punimet po zhvillohen ende.
“Me qëllim të informimit të drejtë dhe transparent, dua t’ju njoftoj lidhur me projektin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran dhe të çërdhes publike në Drobesh.
Komuna e Vitisë, përmes një shkrese zyrtare më datë 06.01.2025, rreth orës 15:34, është njoftuar nga Ministria e Arsimit se përurimi i objektit të Sh.F.M.U. “Halil Alidema” në Pozheran dhe i çerdhes publike në Drobesh do të bëhet më datë 08.01.2025, me fillim në orën 10:00.
Me këtë rast, unë si kryetar i komunës, i shoqëruar nga inxhinierët komunalë, kam vizituar këto objekte dhe nga inxhinierët është konstatuar se akoma ishin duke u zhvilluar punime. Më pas, si kryetar i komunës së Vitisë, unë kam njoftuar Ministrinë e Arsimit rreth punimeve të papërfunduara, dhe ata janë pajtuar që përurimi i këtyre objekteve të bëhet pasi të përfundojnë punimet.” – ka thënë ai.
“Gjithashtu, si kërkesë e imja e vazhdueshme ka qenë që punimet e mbetura të finalizohen sa më parë, që objekti të pranohet teknikisht dhe që nxënësit e këtij vendbanimi të vendosen në bankat shkollore me orar të plotë. Po ashtu, vlen të përmendet që punimet në këtë objekt shkollor kanë filluar që nga viti 2016.” – ka shtuar tutje Haliti.
Reagimi i plotë: