Presidenti i zgjedhur rishtas Donald Trump fajësoi Guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom për zjarret që kanë kapluar zonën e Los Angeles, duke pretenduar se ai duhej të nënshkruante një deklaratë për të dërguar më shumë ujë përmes shtetit federal për të parandaluar situatën.
“Guvernatori Gavin Newscum ka refuzuar të nënshkruajë një deklaratë për të rivendosur furnizimin me ujë që është vënë në vëmendjen e tij, e cila do të lejonte miliona litra ujë, nga shiu i tepërt dhe shkrirja e borës nga veriu, të rrjedhin çdo ditë në shumë pjesë të Kalifornisë, përfshirë zonat aktualisht ku ka zjarre.
Kujtojmë se Trump ka akuzuar edhe më herët Newsom për keqmenaxhimin e tmerrshëm të pyjeve.