Deklarata e Shefit i NATO-s  dhe gjuha e Kurtit, sfiduese për Kosovën në kohë fushate

Gjuha e Albin Kurtit ndaj gjithë spektrit politik në Kosovë ka eskaluar në gjuhë të urrejtjes gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore, duke e ndarë popullin në “kombëtar dhe zuzar” (bastard) dhe në parti që duhen vrarë si mizën.

Për më shumë shefi i NATO-s ka shprehur shqetësim lidhur me sigurinë e Kosovës në kohë fushate, duke lënë hapësirë të dyshohet se cenimi i sigruisë mund të vije edhe nga fërkimet e brendshme në kohë elektorale.

“Shefi i NATO-s, Mark Rute, ka dhënë këtë deklaratë, e cila duhet të merret seriozisht, pasi Kosova faktikisht i përket sferës atlantike: “Jemi thellësisht të shqetësuar për sigurinë në Evropë. Nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe.” Sidomos zgjedhjet e shkurtit duhet të mbahen në qetësi dhe duhet të shfrytëzohen për riintegrimin e serbëve. Kurrsesi për destabilizimin e veriut, me fjalë boshe të ndonjë qeveritari mendje bosh. Për destabilizim mund të punojnë vetëm armiqtë e Kosovës dhe të NATO-s.”, ka thënë MIlazim Krasniqi duke  cituat shefin e NATOS-s dhe ka shtuar:

“Shkulmet plot urrejtje të Kurtit ndaj opozitës shqiptare në një tubim në Mitrovicë, na bëjnë me dije se shumë keq është me u rrokatë pa u plakë, siç është keq me mbet axhami deri në pleqëri. Zoti na ka njoftuar se zëri i ashpër nuk është i pëlqyeshëm. Me siguri e dini se me zërin e kujt e ka krahasuar.

Kurti e paska përmendur Avdullah Hotin për një fjalë të vetme të thënë serbisht, ndërsa vetë jep intervista serbisht me ekzaltim. Hoti si kryeministër, ka nënshkruar marrëveshje në dhomën ovale në Uashington. Kurti atë dhomë mund ta shohë vetëm në tv. Kurti e ka bërë atë veprim të turpshëm për ta zbutur krimin politik të Mimoza Kusarit, e cila jo vetëm ka folë serbisht me një kriminel, por ka bërë me të marrëveshje të turpshme, duke dëmtuar madje edhe veteranët e luftës së UÇK-së”, ka shkruar analisti dhe profesori Milazim Krasniqi.

Mr. Sc., analisti  Selatin Retkoceri: Ulërimat e Kurtit për ndarje të popullit në “kombëtarë dhe zuzarë”, gjuhë për nxitje dhune

 Lidhur me gjuhën e Kurtit në fushatë zgjedhore ka reaguar opinionisti Selatin Retkoceri i cili ka thënë: “Kryeministri kërkon kundërshtarë në arenën e garës, ku dëshiron konflikt të ashpër jo vetëm verbal por edhe real. Ashpërsimi i gjuhës në fushatën e VV-së, jo që është jo adekuat me normatelektorale, por njëkohësisht është trishtues dhe tmerrësisht abuzues me qytetarin e Republikës. Dje në Mitrovicë u citua i madhi Faik Konica, duke na rikujtuar se si i kishte ndarë shqiptarët në kohën e Rilindjes kombëtare ku Konica kishte thënë se: shqiptarët janë të ndarë në dy grupe të mëdha: “në ata që janë kombëtarë dhe në zuzarë”, në grupin e parë e vendosë veten me pasuesit e vet, derisa “zuzarët” gjithnjë sipas kryeministrit aktual, na qenkan komplet opozita (Bastard). Kulmi arriti sot kur kryeministri mori rolin e pjekësit të qofteve në roshtilin e një zejtari pejan, deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por kur Kryeministri vendosi 4 qofte në zjarrin e skarës duke i paramenduar se si këto katër qofte simbolikisht tregojnë liderët e opozitës: PDK, LDK, AAK& NISMA dhe Koalicioni për Familjen. Kulmi i poshtërsisë arriti kur zejtari klithi me zë duke këshilluar kryeministrin se si po i pjekun kundërshtarët politikë. Kryeministër kujdes sepse kjo gjuhë i ngjanë shumë “Hollokaustit” aty kanë funksionuar “dhomat-kabinat e gazit” ku kanë përfunduar hebrenjtë, derisa edhe kjo puna e pjekjes së opozitës në skarë të qofteve nuk është aspak më e lehtë se ajo e kabinave të gazit. Ngjashëm ishte edhe ulërima dhe klithjet në tubim ku shaheshin e fyheshin “oligarkët” apo në këtë rast Vëllezërit Devolli të cilët punësojnë afërsisht 10 mijë qytetarë të Kosovës. Rrjedh pyetja logjike se si ka mundësi të fyhen e shahen këta biznesmenë që janë krenaria e shtetit tonë. Vetëm këta “oligarkë” brenda një viti kanë eksportuar diku rreth 250 milion euro apo 25% të krejt eksportit tonë jashtë shtetit. Shpresojmë të bie tensioni, të ndalen klithjet, sharjet, fyerjet ose në të kundërtën nuk na presin ditë të mira sidomos pas shpalljes së rezultateve që do të jenë dëshpëruese për pushtetin”, ka thënë Retkoceri.

Profesori dhe analisti Blerim Burjani: Gjuha në kohë fushate duhet të jetë në përputhje me normat elektorale

“Për zgjedhjet e 9 shkurtit, po zhvillohet  një Fushatë pa pompozitet, pak e zbetë, disa apo shumica e  partive po transportojnë njerëz prej një qyteti në tjetrin, me slogane secila për vete qe mendon se mund të bëjë bujë dhe nxis interesim tek qytetarët, me premtime për rritje te pagave në sektorin publik dhe në atë civil, e nuk kanë ide çka të bëhet me nxitje të zhvillimit ekonomik që gjeneron jetë më të mirë, por flasin për paga për sektorë steril jo prodhues dhe shërbyes. Asnjë fjalë deri këtu qysh të ndalet korrupsioni dhe sidomos ikjen e rinisë dhe te profesionistë jashtë, mund te them se po vërej në Kosovë ka ra motivi për zgjedhje në diasporë është rritë me marketing se Kosova po rrezikohet nga Serbia dhe se opozita është për të bërë asociacionin e komunave me serbë, që është moto kryesore e VV-së e PDK-së është rritja e pagave në sektor publik e civil e LDK-së me ndërtuar shkolla e asfalt . Mendoj se partitë më shumë duhet të fokusohen ne nxitje te zhvillimit ekonomik, reformën ne arsimin e lartë, me fuzionuar universitete publiku në kundërshtim me nevojat e tregut, sigurimin shëndetësor, dhe mbrojtjen sociale”, ka thënë Burjani.

Burjani ka dënuar gjuhën joadekuate në kohë fushate të Kurtit dhe ngado që vjen ajo, por ka favorizuar gjuhën e argumentuar faktike që përmirësojnë jetën qytetare në Kosovë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews