Fushata zgjedhore: Nga ofendimet deri te programet

Fushata  për zgjedhjet e 9 shkurtit ka filluar ashpër dhe me ofendime nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti  dhe ka vazhduar me shpalosjen e programit qeverisës për një mandat katër vjeçar, të cilin në mënyrë të mirëfillt e kanë shfaqur para simpatizantëve PDK dhe LDK, nga kandidatët për kryeminsitër të Kosovës Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, shkruan Telegram News.

Ramush Haradinaj ka vazhduar retorikën e ashpër kundër kryeministrit aktual dhe kandidatit për kryeministër edhe për  mandatin e ri  katër vjeçar Albin Kurti, por ajo që befason  më së shumti është fillimi me ofendime i Kurtit ndaj partive opozitare. Kursi i fushatës së re elektorale të vetëvendosjes, nuk po shikohet mire nga qyetarët të cilët në vend se te shohin program ekonomik për Kosovën, po shohin ofendime të të tjerëve nga Kurti.

Si e shohin analistët fillimin e fushatës zgjedhore që nisi të shtunën dhe vazhdoi me edhe të dielen ?

Analisti Selatin Retkocer: Kurti e nis fushatën me ofendime dhe sharje duke ndarë qytetarët në “kombëtarë dhe zuzarë.

“Nëse vlen fjala e urtë popullore “dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë  fushata e prezantuar gjatë dy ditëve të kaluara  ka nisur ashpër dhe me ofendime nga Kurti. Fushatën e kanë filluar pesë partitë kryesore të vendit nga  Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe që e nisi fushatën në Gjakovë. Salla e sporteve ishte vendi ku ky subjekt vendosi të filloj me fushatën, pjesëmarrja ishte solide apo konform kapaciteteve që ka kjo palestër. Personalisht nuk e kam kuptuar se pse vendosi VV-ja ta filloj fushatën në Gjakovën e Mimozës, qytet ky ku lindën e jetuan Mimoza bashk  Radojçiqin!

Ky i fundit është i identifikuar si njëri prej kriminelëve të luftës e të paqës. Sa i përket periudhës së luftës se ky ishte një kriminel ordiner e dëshmon në librin e tij “Ata u Vranë – Lanë pas Vetes Historinë” të z.Afrim Caka. Ditën e dytë VV-ja e vazhdoi me Mitrovicën e Jugut, sigurisht duke u koncentruar në të ashtuquajturën zgjidhje e problemit të veriut. Diskutimet në Gjakovë dhe Mitrovicë ishin shumë të zbehta dhe kryesisht u drejtuan kundër opozitës e sidomos për qeverisjen 20 vjeçare, por edhe opozitarizmit katër vjeçar se si ata nuk i lejuan të kalojnë reformat. Kulmi arriti mbrëmë në Mitrovicë kur në diskutimin e vet plot urrejtje, sharje, fyerje, përbuzje që kulmoi me citimin e të madhit Faik Konica i cili në një kohë të vështirë që kalonte populli shqiptar kishe thënë: Shqiptarët ndahen në dy grupe në të ashtuquajtur “në kombëtarë dhe në zuzarë” po ta ndalte me këtë maksimë edhe do të kuptohej ky frustrim i kryeministrit, por kulmi i të keqes arriti kur ai tha: kombëtarët jemi ne Vetvendosja derisa ata të tjerët “zuzarët” po kuptohet se janë të gjithë të tjerët apo opozita, thotë Retkoceri

PDK e fillon fushatën me shpalosje programore për mandatin qeverisës

“PDK e nisi fushatën në Prishtinë në sallën e studentëve “1 Tetori” dhe  nëse e shikojmë skenografinë dhe fjalimet e kryetarit dhe kandidatit për kryeministër z.Bedri Hamza, shihet se kjo parti e ka filluar shumë seriozisht dhe synon fitoren në këto zgjedhje. Dita e dytë e fushatës vazhdoi me Ferizajn e Agim Aliut, ku gjithçka ishte në perfeksion duke filluar nga salla e tej mbushur, ovacionet, skenografia dhe fjalimet programore me shumë pak kritika kundër pushtetit, por më shumë me shfletim të programit që kjo parti synon ta realizoj për katër vitet e ardhshme.Kandidati i PDK-së për kryeministër është orjentuar te qartësimi i programit për qytetarët dhe  është mirë që nuk po merret me partitë tjera, madje as me Kurtin dhe LVV-në, të cilët e bëjnë të kundërtën”, thotë analisti Selatin Retkoceri

LDK nis fushatën në mënyrë madhështore, shpalos edhe programin qeverisës

LDK organizoi një tubim madhështor në sallën e madhe të sporteve në Pallatin e Rinisë. Mund të konstatojmë se gjithçka ishte madhështore dhe mrekullisht e organizuar. Duke filluar nga dokumentari për presidentin Rugova si një hyrje shumë mirë e menduar, por edhe fjalimi i Lumirit, ishte me shumë përmbajtje dhe krijonte shpresën se ky vend shumë shpejtë do të fillojë të ec në drejtim të duhur. Dita e dytë e fushatës u bartë në Kaçanikun e Kushtetutës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku nuk u karakterizua nga numri i madh i pjesëmarrësve sepse salla është e vogël, por simbolika me Kaçanikun ishte shumë e rëndësishme. Kur jemi këtu te LDK duhet të pranojmë se programi i partisë është shumë i mirë dhe po arriti të realizohet për katër vjet atëherë Kosova do të jetë ndryshe nga kjo që e kemi pa për këto katër vitet e qeverisë që po shkon”, thotë analisti për Telegram News

AAK-NISMA, e nisin në Prekaz, vazhdojnë në Prishtinë, Ramush Haradinaj përbaltë Kurtin

“Koalicioni AAK-NISMA, filluan fushatën me simbolikën simpatike në Prekazin heroik, aty këto dy parti sikur dhanë betimin pranë varreve të dëshmorëve dhe komandantit Adem Jashari. Ditën e dytë kjo parti mbajti fushatën zgjedhore në sallën 1 Tetori. Fjalimet u ndanë ndërmjet Ramush Haradinajt i cili sulmoi frontalisht kryeministrin aktual, duke premtuar që brenda 2 viteve do ta fus FSK-në në NATO. Në anën tjetër Fatmir Limaj u koncentrua në projekte dhe zhvillim siç ai ka vepruar në të kaluarën. Krejt në fund kjo partia e re “Koalicioni për Familjen” nuk ekziston në realitet, kjo listë ka grumbulluar rreth këtij koalicioni një frymë patriarkale të maskuar me konzervativizëm që për mua nuk ka asgjë konservative përveç dëshirës që ky grup fanatikësh fetarë islamë të futen në parlament për të penguar gjithçka progresive dhe në frymën e BE-së. Kjo parti e ka mbajtur tubimin e parë që ishte “Alla Erdoganqe” të përfshirë brenda pjesëmarrësve shamia, mjekrra, ekstremista e neoliberal si Pacolli i cili me asgjë nuk do të duhej të lidhej me këtë parti patriarkale që synon një familje me tipare e karakteristika otomane. Nëse thuhet se “dita e mirë shihet në mëngjes”, kjo shihet shumë më shumë te partitë opozitare se sa te partia në pushtet e cila ende nuk ka publikuar programin zgjedhor. Po u nisëm nga kjo maksimë atëherë ky popull duhet të votojë për programin, për një zhvillim të hovshëm ekonomik, për arsim evropian, shëndetësi të avancuar, sigurime shëndetësore, mirëqenie sociale më të mirë, pensione të dinjitetshme dhe përkujdesje ndaj vlerave të luftës. Shqiptarët e kanë dëshmuar se dinë të lexojnë e kuptojnë programet e partive politike, prandaj nga sot e deri me 9 shkurt 2025 duhet të vendosim a duam të jetojmë e ta zhvillojmë këtë vend, apo do ta braktisim siç po na ndodhë së paku tash e 10 vite që vendin e kanë lëshuar afro 700 mi qytetarë. Në këto zgjedhje konkurojnë 4 parti politike shqiptare që do ta kalojnë pragun, ato janë VV, PDK, LDK dhe AAK, urojmë që të vazhdoëj fushata siç ka filluar, pa fyerje e sharje dhe të fitoj programi më i mirë që e shpëton këtë vend nga zhbërja që po i kanoset nga papërgjegjësia e politikës dhe liderëve të saj që po e shkatërrojnë të ardhmen e rinisë dhe popullit që ka vendosur të jetoi në Republikën e Kosovës”, thotë Selatin Retkoceri

Mr.Fitim Selimi: Kurti nga papërgjegjësia qeverisëse te papërgjegjësia programore.

“Dikur nga pozita e papërgjegjësisë pushtetare, Kurti me ëndje ishte interaktiv, ai e kishte të lehtë sepse nuk e kishte presionin e domosdosë së llogaridhënies dhe përherë ishte akuzues ndaj “të tjerëve” në çdo hap jete”, thotë ish politikani i PDK-së Fitim Selimi, kirurg torakal në SHSKUK dhe shton:

Dhe njerëzit e tij, shfaqeshin të zhurmshëm, ndonëse me gjuhën jo mirë të përvetësuar të prijësit. Tani në mungesë të plotë të realizimit të objektivave publikisht të pretenduara, në rrethanën kur tribunat zgjedhore kërkojnë shpalosje të projekteve, mbrojtje e përballje të argumenteve, Kurti shndërrohet në një heshtak demagog, me arsyetimin e zakonshëm prej paranojaku, për pozicionim armiqësor të medieve ndaj tij.

Nxitjet e dikurshme për sharje e kërcënime, nëpërmjet profileve të fshehura, të realizuara me zell të madh, tanimë po iu zë vend heshtja! Mosgatishmëria për tu përballur me konkurrentët, është shenjë e qartë e mungesës së guximit. Dhe vërtetë nuk kërkohet shumë; s’duhet veçse pranimi që gjithçka ishte mashtrim. Ishte shndërrim i thelbit të lirisë e ndërtimit në defekt dhe “difektit” në material për manipulim e mashtrim. Ishte shdërrimi i ’99, nga çlirimi në robëri dhe nga ndërtimi në shkatërrim. Pretendimi për status imuniteti të qeverisjeve ndaj gabimeve e lëshimeve që ishte shndërruar në instrument për akuzë e mohim të plotë për arritjet, ngadalë dhe sërish do të sjell bindjen që e zakonshmja e mentalitetit tonë, jo që është jo imune, por që edhe me një shkujdesje të vogël, qon në sëmundje të rëndë zor të shërueshme. Kurti duhet kuptuar që është kohë për një periudhë këndelljeje për vetën dhe pasuesit. Është momenti i fundit të kuptohet që për t’u mundësuar zgjedhësve vlerësimin e përshtatshëm të garuesve për pushtet, duhet prezantim formal, publik i projekteve përkatëse, bashkë me llogaridhënien obligative para tyre. Qytetarët të vetmen mundësi për ndërtimin e të ardhmes se tyre e kanë duke i kuptuar mashtrimet dhe duke nderuar e përfillur të vërtetën”, ka spikatur Fitim Selimi, ish-zyrtar i strukturave të larta partiake të PDK-së , aktualisht  kirurg torakal në SHSKUK. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews