Presidentja, pa asnjë falje të burgosurish gjatë gjithë mandatit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, as në fundvitin që lamë pas, nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për falje, apo lehtësim të dënimeve të të burgosurve në burgjet e Kosovës.

“Me falje personit të caktuar me emër u jepet lirimi i plot ose i pjesërishëm nga ekzekutimi i dënimit, zëvendësimi i dënimit me një dënim më të butë, apo dënimi me kusht ose shlyerja e dënimit. Falja është njëra nga kompetencat kushtetuese të presidentit/es së shtetit e përcaktuar me nenin 84, paragrafi 29 të kushtetutës, sipas të cilës theksohet se Presidenti i Republikës së Kosovës shpall falje individuale, në pajtim me ligjin, kurse çështja e të drejtës për të kërkuar faljen, kriteret dhe procedura, janë të rregulluara me Ligjin për Falje të vitit 2009”, thotë ligji.

Në këtë institucion nga viti 2021 deri më sot, numri i kërkesave të parashtruara për falje nga ana e personave të dënuar është 469, sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Nga Zyra e Presidencës nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë, e kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të njeriut Behxhet Shala, ka thënë se  Presidentja Osmani mund ta kalojë mandatin pa e falur apo lehtësuar asnjë të burgosur.

Më tej Shala ka pohuar se “Presidentes po i kalon afati pa falur asnjë të dënuar për të qenë më saktë këtë vit i patë falur dy të dënuar mirëpo paraprakisht ata kanë qenë të liruar nga paneli për lirim me kusht. Deri tani asnjë i burgosur nuk ka përfituar falje nga presidentja zakonisht ka pasur mbi 450 kërkesa për falje apo lehtësime  dhe për ne është e papranueshme dhe jo normale që në mesin e pesë të burgosurve hiqeni për katër vite vijnë dy mijë kërkesa që të mos jetë një i vetëm që i plotëson kushtet për falje. Ne vlerësojmë që ka shumë të burgosur të dënuar të cilët i plotësojnë kushtet për falje pa rrezikuar situatën e sigurisë”, ka thënë Shala.

Për të gjitha kërkesat e të burgosurve për falje gjatë gjithë vitit, SHKK ka përgatitur dhe proceduar në Presidencë 97 kërkesa për falje. Deri më tani, lidhur me kërkesat për falje nuk kemi pranuar asnjë dekret nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thonë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Eksperti kushtetues Blerim Burjani: Diskecioni presidencial duhet të posedojë të dhëna për ta faë dikend

Lidhur me mos përmbushjen e një të drejte kushtetuese të Presidentes për faljen e ndonjë të burgosuri, konform ligjit, Burjani e ka cilësuar si skandaloz veprimin e Presindentes, duke mos e falur askënd  gjatë gjithë mandatit të saj presidencial, apo duke mos bërë për askënd lehtësime. Lidhur me këtë Burjani ka thënë për Telegram News:

“ Presidentja e ka të drejtën, por janë disa kushte e kritere  që duhen plotësuar për falje, pra varet nga diskrecioni i saj. Ajo realisht duhet te posedojë të dhëna dhe propozime që vijnë nga institucionet e burgjeve. Ministria e Drejtësisë, pra ajo vlerëson vetë përmes së drejtës që ka që ne e quajmë “diskrecion presidencial”, por  është e pa besueshme që ata të mos kenë kërkesa  për falje për çdo vit, por presidentja ne bazë të dhënave qe i ofrohen nga institucionet  merr vendim pro ose kundër  faljes. Si fakte relevante të organeve janë ofrimi i të dhënave për pëesonin, verifikimi i të dhënave, por vendimi i presidentes  të mos e fal askënd që nga ulja në zyrën presidenciale, vlerësohet katastrofale, pra pa arsye veç se nuk do, ose nuk u beson institucioneve, apo të dhënave të tyre. Por në anën tjetër edhe kur nuk ka vullnet e dëshirë, presidentja bile është dashur ta shfrytëzojë mëshirën si element të faljes”, ka thënë Burjani./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews