Dita e gjashtë e fushatës: Partitë opozitare premtime programore, Kurti vazhdon ofendimet dhe akuzat

Partitë politike kanë vazhduar fushatën gjatë së enjtes në ditën e gjashtë, duke mos ndryshuar çasje ndaj konceptit të prezantuar, ku Vetëvendosje ka vazhduar me akuza edhe ndaj prokurorisë, derisa PDK e LDK  dhe AAK-NISMA kanë shpalosur programet.

Partitë politike, dita e gjashtë të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit e kanë përmbyllur  me premtime për investime kapitale dhe ngritje pagash e punësime nga kandidatët opozitarë për kryeministra, derisa kryeministri aktual ka shkuar edhe më larg në akuza, duke kaluar nga akuzat ndaj PDK-së dhe LDK-së te akuzat ndaj Prokurorisë.

Oponionisti i gazetës Telegram News, Selatin Retkoceri e ka parë ditën e gjashtë të fushatës, plot premtime e akuza dhe lidhur me përmbajtjen thotë:

Vetëvendosje pa program zgjedhor

“Vetëvendosje vazhdoi fushatën pa program zgjedhor. Kjo parti kryesisht po merret me akuza ndaj opozitës për 20 vitet e qeverisjes, derisa me krenari flet për “çlirimin e Mitrovicës së veriut” nga strukturat paralele serbe. VV sot u ndal në Istog, salla ishte e mbushur dhe gumëzhinte nga britmat dhe ovacionet e militantëve partiakë. Kandidati për deputet nga kjo parti Mentor Arifaj në fjalimin e tij provoi të gjente një luftëtar nga këto anë dhe  zgjodhi atdhetrain Selman Kadrinë. Kur filloi të këndoj-recitoj një këngë për të përmendurin pati pak probleme me shqiptimin e emrit duke e thirrur Sëlemon dhe vazhdoi me disa fjalë-rima të këngës që këndohet nga rapsodët shqiptarë. Gjithsesi  këtu nuk mungoi Kryeministri Kurti i cili vazhdoi me akuza, sharje, fyerje, përbuzje kundër opozitës gjë që po e vazhdon tani e 6 ditë rresht.

Për fyerjet që kryeministri i ka bërë me shqiptimin pezhorativ të akronimeve të PDK-së e LDK-së, PZAP e ka dënuar me 3,000.00€ gjobë”, konstaton Retkoceri.

Bedri Hamza i PDK-së, premton 50% rritje pagash dhe 70% rritje pensionesh, mosrealizimi i premtimeve nënkupton dorëheqje më 31 dhjetor 2025, premton Hamza

” Partia Demokratike ka vazhduar fushatën me shfletim të programit zgjedhor me premtime për investime dhe rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionistët dhe veteranët e luftës. Diçka që ka rënë në sy ka qenë prezantimi i programit në Skenderaj ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte shumë masive, apo më masivja deri më tani në fushatë për cilëndo parti. Këtu kemi dëgjuar kandidatin e PDK- së me premtime si: Rritja e pagave në sektorin publik në masën deri 50%, pastaj rritjen e pensioneve për 70%, rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës për 50% si dhe disa premtime tjera interesante që nuk i kemi dëgjuar deri tani nga partitë tjera. Kandidati për kryeministër Bedri Hamza, publikisht deklarohet se nëse nuk i përmbushë këto premtime të rritjes së pagave e pensioneve do të jap dorëheqje me 31 dhjetor të vitit 2025″, pohon analisti Selatin Retkoceri.

Lumir Abdixhiku i LDK-së, premton grante e mbështetje të bizneseve në Suharekë e Gjakovë, fton Kurtin në debat publik

” LDK është ndalur në fshatin  Vraniç të Suharekës ku pjesëmarrja e qytetarëve ishte e madhe. Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër ka shfletuar pjesë nga programi zgjedhor si dhe disa projekte që qeveria dedikoi ndaj komunës së Suharekës. Abdixhiku ka vizituar Gjakovën ku është ndalur tek disa biznese prodhuese duke u premtuar përkrahje, grante qeveritare, subvencionim dhe përkrahje me lehtësira fiskale. LDK sot ka marrë një dënim nga PZAP për shkelje të rregullave zgjedhore në vlerë prej 20,000.00€.

I ftuar në emisionin Pressing, mbrëmë Lumir Abdixhiku ka ftuar sërish Albin Kurtin në debat kudo që ai dëshiron për t’i ballafaquar ofertat për qytetarët.

“Për gjuhën e kundërshtarit tonë, mund të them se ai ofendon jo vetëm qytetarët e Kosovës, jo vetëm partinë më të vjetër në Kosovë, por në esencë është një shenjë e paniku. Shenjë e paniku e nervozizmi në të cilin unë as nuk futem në moçalin e asaj pështyme, por vazhdoj të insistoj të flas për të ardhmen e Kosovës dhe vazhdoj të insistoj të ballafaqohemi në debat. Kudo, në cilindo vend, madje edhe në tubim të tij shkoj. Le ta zgjedh një tubim, me sallë të mbushur plot po debatojmë për programin. Edhe në seli të partisë, edhe në zyre të tij, kudo qoftë. Unë besoj që ne e kemi për obligim të ballafaqohemi, jo të shtyhemi me sharje me ofendime, të flasim për idetë për të ardhmen,  deklaroi Abdixhiku mbrmë, ka shkuar Retkoceri

AAK-NISMA në Rahovec, kritika Kurtit  nga salla e tejmbushur

“AAK-NISMA sot u ndalën në Rahovec. Salla ishte e stërmbushur dhe nuk kishte kapacitetet për t’i pranuar të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje. Diskutuan kryetari i komunës së Rahovecit, pastaj kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj që ju kundërvua Kurtit me kritika të ashpra tani më të njohura për publikun. Derisa kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj u ndal te sllogani i tij “Veç Vepra” duke premtuar: “Siguri, Anëtarësim në NATO, pavarësim energjetik dhe zhvillim të përshpejtuar ekonomik”. PZAP ka dënuar koalicionin AAK-NISMA me një gjobë prej 12,000.00€ për çka kjo parti ka bërë ankesë. Bazuar në atë se çfarë u tha dhe kush i prezantoi programet më mirë, pjesëmarrja, premtimet, gjuha duket qartë se edhe dita e gjashtë fitohet bindshëm nga opozita”, ka thënë analisti Selatin Retkoceri”, pohon analisti Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews