Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot shtëpinë e modës “Walone” në Prishtinë, e cila ka mbi 100 gra punëtore.
Hamza ka thënë se industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re të Republikës sonë dhe do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve dhe subvencioneve për eksportuesit.
“Shumë vite më parë kishin një dyqan në Prizren, por me punë të pandalshme kanë arritur ta ndërtojnë shtëpinë e modës “Walone”, një fabrikë të madhe me mbi 100 gra punëtore. Tani eksportojnë gjithandej botës. Industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re të Republikës sonë dhe do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve dhe subvencioneve për eksportuesit”.
“Do ta kenë edhe mbështetjen time personale si kryeministër i ardhshëm!”
“MaMirë për industrinë kreative. #PDK131”, ka shkruar Hamza në Facebook.