Në ditën e shtatë të fushatës: Kurti pranon dhurata që shkelin Ligjin antikorrupsion, opozita shpalos programin

Dita e shtatë e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit ka kaluar me të njëjtat skenare elektorale ku Vetëvendosje ka garuar me ofendime dhe temat e 20 vjeçarit të kaluar qeverisës, derisa partitë tjera vazhdojnë me shfletim të programeve zgjedhore.

Opinionisti i gazetës Telegram News Selatin retkoceri  nga përceptimi  i vet ka thënë se Kurtin që e kanë ndihmuar gazetarët të vie në pushtet, rreikon që të njëjtit ta largojnë nga pushteti, por ajo që është vërejtur sipas tij në këtë ditën e shtatë të garës zgjedhore  është apeli i Kurtit që qytetarët të mos i përcjellin analistët, opinionistët  të cilët financohen nga armiqte Kurtit.

“Albin Kurtin gazetarët e instaluan në pushtet dhe me shumë gjasë gazetarët do ta shporrin nga pushteti. Fushata e ditës së premte me 17 janar, nga partia në pushtet VV-ja ka vazhduar në Prizren e Dragash. Prania e qytetarëve në Prizren ishte goxha e madhe në numër, ikonografia jo e denjë për pritje të kryeministrit aktual dhe pretendentit për të fituar këto zgjedhje. Flamuri kombëtar, intonimi i himnit të Shqipërisë dhe brohoritjet “Albin Baba” e karakterizuan këtë tubim që më shumë i ngjate festës së fitores sesa fushatës  zgjedhore. Folësi kryesor ishte vet Albini, i cili në mungesë të programit vazhdoi me sulme kundër opozitës dhe pushteteve 20 vjeçare të tyre. Kurti vazhdoi me një tubim në Bresanë të Dragashit ku e pritën disa simpatizantë, të cilët edhe i dhuruan unazë, çifteli e ndonjë send tjetër, që me shumë gjasë Kryeministri ka shkelur ligjin antikorrupsion ku figurat e larta publike nuk kanë të drejtë të pranojnë dhurata në vlerë më të madhe se 50€. Kryeministri nuk harroj të sulmoj mediat, gazetarët dhe opinionistët. Kurti nga Bresana ju drejtua qytetarëve të Kosovës duke i porositur ata që të mos dëgjojnë lajme dhe analiza në televizionet e sotme, sepse ato po punojnë me pagesë nga armiqtë dhe oligarkët shqiptarë të cilët po e sulmojnë padrejtësisht vetë Kurtin dhe partinë Vetëvendosje. Sipas kryeministrit, “lajme të mira paska pasur në të kaluarën, derisa tani kur jemi të lirë e të pavarur nuk paska lajme që ja vlen të dëgjohen”, ka deklarura Kurti në tubim”, thotë analisti Retkoceri.

Bedri Hamza i PDK-së vazhdon shpalosjen e programit ekonomik, kandidatët për deputet  në terren, gjithashtu  shpalosin rritjen ekonomike

“PDK sot ka mbajtur takime të ndara me qytetarë, disa kandidat për deputetë të këtij subjekti kanë vizituar disa fshatra, ku para qytetarëve është folur për programin zgjedhor dhe kryeministrin në ardhje Bedri Hamza. Rrahman Rama ka takuar qytetarë në Shalë të Bajgores. Artan Behrami në Skenderaj ka kërkuar besimin e drenicarëve, derisa Bernard Nikaj ka kritikuar të ashtuquajturat “Çmime tavan” që kanë dështuar të aplikohen nga Qeveria si dhe me “pagat për tokë” që të punësuarit i kanë përfituar gjatë qeverisjes së Kurtit. PDK ka shpalosur  programin e rritjes ekonomike nga të gjithë kanidatët për deputet të kësaj partie dhe fushata e PDK-së po konsiderohet fushatë e programit ekonomik në Kosovë për përmirësim të gjendjes ekonomike në  vend dhe për rregullimin e ekonomisë familjar etë të gjitha shtresave sociale-ekonomike”, nënvizon Retkoceri.

Lumir Abdixhiku i LDK-së takohet me bizneset dhe premton grante e afërsi me biznesmenët në Pejë, Deçan e Junik

” LDK-ja takimet e radhës i mbajti në Deçan, Junik dhe vizituan disa biznese private për të cilët premtuan përkrahje me grante qeveritare, lehtësira tatimore dhe forma të ndryshme të ndihmave për të zhvilluar bizneset e për të nxitë eksportin. Shumë kandidatë deputetë të kësaj partie si Jehona Lushaku-Sadriu, Izet Sadiku e të tjerë mbajtën takime të ndara me qytetarë të fshatrave të ndryshme. LDK edhe sot vazhdoi me shfletim të programit pa u marrë fare me qeverinë e dështuar Kurti, thotë Retkoceri

AAK-NISMA, merren me Kurtin, e nxjerrin si të korruptuar para elektoratit

“AAK-NISMA ndalen në Pejë ku munguan kryetarët Ramush Haradinaj i cili ka udhëtuar në SHBA, ku do të marrë ftesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, derisa Fatmir Limaj vizitoi Lluzhanin e Podujevës. Në Pejë diskutimin kryesor e kishte Daut Haradinaj i cili përveç prezantimit të programit, drejtoi sulme të ashpra kundër qeverisjes Kurti të cilët i cilësoi si të korruptuar, të paditur dhe që e stagnuan tmerrësisht zhvillimin e Kosovës. Sot masoviteti në pjesëmarrje të qytetarëve i takoi VV-së, përkundër që në këto tubime përveç shpërndarjes së urrejtjes kundër opozitës nuk pati asgjë tjetër që do të duhej ta theksonim si pozitive për fushatën e VV-së që po vazhdon me fyerje dhe sharje kundër të gjithë oponentëve politik”, analizon opinionisti Retkoceri./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews