Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me banorët e Gurrakocit në Istog, ka theksuar se qytetarët e Kosovës kërkojnë një drejtim të qartë dhe seriozitet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK është e vetmja forcë politike që mund të ofrojë këtë drejtim dhe ta kthejë Kosovën në një shtet të fuqishëm dhe të qëndrueshëm.
Një nder projektet që Abdixhiku prezantoj për këtë zonë, është zhvillimi i turizmit malor në zonën e Moknës, duke e kthyer këtë vend në një destinacion të rëndësishëm turistik. Ai ka theksuar se kjo iniciativë do të krijojë mundësi të reja punësimi për banorët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të rajonit.
“Le ta themi qartë, le ta themi thjeshtë, kur gjerat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapsht, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetaret tanë kërkojnë seriozitet. Kur qytetar tanë kërkojnë punë. Kur qytetaret tanë kërkojnë shtet, ata kanë një adrës të vetëm, kanë një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi të vetme, kanë LDK-në, shpresën e parë dhe të fundit të Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se një nga prioritetet e tij do të jetë zhvillimi i arsimit dhe mundësive për të rinjtë, duke krijuar kushte që ata të mos largohen nga Kosova.
Abdixhiku gjithashtu ka folur për investimet në infrastrukturë, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve që lidhin Gurrakocin me qytetet dhe zonat përreth, si dhe për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanaleve të ujitjes për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë.
“Do të bëjmë shkolla moderne, do të sigurojmë që fëmijët tuaj, pasuria juaja më e madhe të ketë mundësi arsimimi që nuk i shtynë që të largohen nga ky vend, por të qëndrojnë mu në këtë vend. Do të përmirësojmë infrastrukturën, duke ndërtuar rrugë që lidhin Gurrakocin më qytete dhe zonat për rreth si dhe do të investojmë në furnizim me ujë të pijshëm dhe me kanale të ujitjesh që janë etike për zhvillimin e bujqësisë. Kur flasim për Moknën e juaj, malet e mrekullueshme, që është një thesar që pret të zbulohet, ne kemi një plan konkret për ta kthyer Moknën në një qendër të turizmit malor, e cila jo vetëm që do të pres vizitor nga Kosova dhe rajoni, por do të krijoj edhe vende të reja të punës për banorët e gjithë kësaj zone. Do të investojmë në ndërtimin e infrastrukturës turistike, shtigjeve malore, pikave panoramike dhe hapësirave për aktivitete rekreative që do ta vendosim Gurrakocin në hartën e destinacioneve më të rëndësishme turistike në Kosovë”, ka thënë ai.
“Ne nuk duam të ankohemi, ne duam të punojmë. Të punojmë fort e me përkushtim, me dije e duke dhënë përgjegjësi përpar jush. Prandaj, në programin tonë politik, kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike. Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”.
“Në Kosovën e territ, të qirinjve e të reduktimeve, në Kosovën ku nuk ka rrymë sepse pushteti tallet duke thënë ‘paskemi zhvillim ekonomik’, në këtë Kosovë, do të ndërtojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj. 500 milionë euro investim, për centralin me gaz amerikan, për të dhënë fillimisht furnizim me energji, e më pas edhe energji më të lirë. Sepse, për ne, të djathtit, Lidhjen Demokratike, energjia është ekonomi dhe siguri. Prandaj, energji me gaz, prandaj energji me gaz amerikan”, u shpreh Abdixhiku.