Sondazhi i fundit që qarkulloi në medie duke e nxjerrë Vetëvendosjen të parën me 52% të votave, kishte marrë realisht 32% të votave, sipas burimeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sipas disa burimeve brenda VV-së, rezultati i sondazhit me telefon dhe lojë shpërblyese organizuar nga vet Vetëvendosja dhe i paguar nga GEN, ka dalë me rezultat sipas kësaj renditje: 32% VV-ja, 27% LDK-ja, 23% PDK-ja 9% koalicioni AAK-NISMA dhe 9% të tjerët. Ky rezultat i dalë nga burime të sigurta brenda Vetëvendosjes, e ka tronditë Albin Kurtin, i cili po shfaq sjellje agresive në skenat elektorale para simpatizantëve të kësaj partie dhe sipas po këtyre burimeve brenda VV-së e ka urdhëruar Martin Berishajn, që vartësit e tij të cilët i ka financuar me 32,000€ ta deformojnë rezultatin duke ua hequr nga 10 % dy subjekteve tjera për ta rritë VV-në rrafsh me 20% e për ta nxjerrë fituese me 52%, sipas publikimit të shifrës së sondazhit”. Lajmin e këtij rezultati e ka dërguar dhe konfirmuar për gazetën Telegram News Mr. Sc. Selatin Retkoceri, ish-drejtor i bordit të VV-së, më pas i shkarkuar nga Albin Kurti dhe Artane Rizvanolli./Telegram News