Kyreministri Albin Kurti është nisur për një vizitë zyrtare në Kroaci. E menjëherë pas Kroacisë, Kurti do të udhëtojë për në Slloveni.
Kështu ka njoftuar për Zyra për Komunikim e Qeverisë së Kosoëvs.
Në vizitë ai shoqërohet nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kryeministri Kurti do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë. Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.”, ka njoftuar ZKM.
Po sipas këtij njoftimi pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.