Partitë politike, kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës për legjislaturën që do të del nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe vlerësimet fillestare të ekspertëve politikë dhe të njerëzve që i njohin lëvizjet nga lista në listë janë se dy partitë tradicionalisht të lidhur me shtetin PDK dhe LDK, kanë zgjedhjen më të mirë të kandidatëve të cilët mbështesin shtetin e vlerave dhe parti të cilat kanë ditë të shmangen nga miti tradicional.
E mira e dy partive të shtetit është se kanë braktisur retorikat patriotike duke kaluar në retorikat ekonomike ku përfitojnë qytetarët.
Analisti me shumë përvojë politike-ekonomike dhe eksperti Selatin Retkoceri ka përshkruar vlerat e listave me kandidatët partiakë që do t’i çasen garës elektorale në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Listat e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit kanë karakteristika që përkufizohen nga serviliteti- dhe dështimi (LVV), trashëgimia-profesionalizmi (PDK), teknokratizmi-ekspertiza (LDK), regjionalizmi, komandantët (AAK) Patriarkalizmi-injoranca (LF-AKR),” thotë Retkoceri dhe shton:
“Përsonalisht, ndaj bindjen se nuk është pritur nga partitë që do të prodhojnë lista më të mira se sa këto që i pamë mbrëmë. Listat e katër partive kryesore në tërësinë e tyre kanë pësuar ndryshime nga zgjedhjet e kaluara. Partitë si duket kanë provuar të bëjnë disa ndryshime kozmetike por ajo që vërehet tek të gjitha listat është se kreu i tyre kryesisht përbëhet nga militantët partiak që kanë qenë të zgjedhur deputet një, dy, tre e më shumë herë pas lufte deri më sot. Duhet ta pranojmë se brenda listave përveç asaj të Listës për Familjen ka emra reprezentativë që mund të prodhojnë një përbërje të mirë të legjislaturës së ardhshme. Shumë pak besohet se populli do të jetë në gjendje të zgjedh emrat më të mirë që do ta përfaqësonin denjësisht interesin qytetar dhe të shtetit. Nëse fillojmë me partinë fituese nga zgjedhjet e kaluara, lista deri tek numri 30, flet se aty kanë zënë vend dështakët dhe servilët e përbetuar të kryeministrit Kurti. Të futet në listë i tërë kabineti qeveritar përveç Liburn Aliut, kjo nuk ka mundësi të definohet, nga ekspertët që përcjellim me kujdes rezultatet dhe punën e ministrave të kësaj qeverie që paraqesin dështimin më të madh që nga paslufta e deri më sot. Lista e VV-së edhe kësaj radhe vazhdon të jetë listë “tallava” apo e mbushur me lloj-lloj materiale që ne në popull e quajmë “thes i mbushur i tupanxhiut me shumë lloje të miellit”.
Lista e PDK-së, për mua është një tendencë për të kombinuar profesionistët, komandantët dhe trashëgimtarët e familjeve që themeluan këtë parti. Lista kryesisht përmban riciklim të emrave të vjetër, me disa ndryshime kozmetike që vështirë mund të dëpërtojnë në listën e fitores pas përfundimit të zgjedhjeve. Lidhja Demokratike, definitivisht ka pësuar metamorfozë, ajo ka shmangur plotësisht rrugën e presidentit historik Ibrahim Rugova, duke zgjedhur një rrugë të re edhe personalisht mendoj se ka bërë mirë sepse deri më tani që nga vdekja e Rugovës kjo parti ka pësuar humbje të mëdha. Prandaj ka zgjedhur ofertën më të duhur duke mos vazhduar me keqpërdorimin e emrit e Rugovës. Mund të pranojmë se lista e LDK-së ka më së shumti teknokrat e profesionistë që nëse do të zgjedheshin do të ishin të mirëseardhur për vendin.
Ndërsa Analisti Blerim Burjani thotë se VV-ja nuk ka asnjë kapacitet për qeverisje të shtetit.
Politik është bërë e pavlershme, VV brenda saj ska kurrfer kapacitete per qeverisje te shtetit me asgjë, përderisa LDK ka strukturë të vjetër në listë për deputet që një kohë të gjatë kanë uzurpuar pozitat e deputetit dhe nuk ua lëshojnë aktivistev të rinjë, Gjendja është kthyer në mjerim sa i përket përfaqesismit politik.VV ka sjelle një mentalitet anlfabetik dhe të tejkaluar nga shoqeria kosova nega viti 2005, e dhimbshme për demokracinë ,mentalitetin jo politik dhe arkaik, zakonor dhe shprehi të shoqerive të dala nga lufta.
AAK kësaj radhe është munduar të marrë brenda radhëve të veta një pjesë të madhe të komandantëve, të pa kënaqur nëpër partitë tjera duke e përzier pak edhe fanatizmin e patriarkalizmin e tipit të Klinakut. AAK vazhdon të mbetet parti regjionale e Dukagjinit e kombinuar pak me fqinjët e Suharekës e Malishevës. Në fund nuk mund ta anashkaloj edhe Listën për Familjen që sipas meje është një parti islame e cila thirret në vlera konservatore por në realitet kjo parti angazhohet për një familje patriarkale, shtet fetar, sheriat, kundër kushtetutës laike, për një grua që trajtohet si makinë riprodhuese dhe të mbyllur brenda 4 mureve të shtëpisë dhe pa rol në vendimarrje, fati është i mirë që kjo parti nuk ka arritur të krijoj një listë prej 110 kandidatëve, duke e mbyllur vetëm në 72 sosh.
Diçka reale është se në të gjitha listat janë përfshirë eksponentë të islamit politik, futbollistë e sportistë dhe estrada muzikore. Përfshirja e këtyre elementeve bëhet me qëllim të gjahut të votave dhe interesit të partive për këta emra të cilët nuk përfaqësojnë kurrfarë vlere politike që mund të kontribuojnë për të mirën e vendit. Si shembull nga e kaluara mund ta përmendim Labinot Tahirin-Labi, Gëzim Kelmendi, Labinotë Demi, Eman Rrahmani, Visar Korenica, Gramoz Agusholli e plot të tjerë të cilët përveç koloritit e ngjyrave ndryshe asgjë nuk i dhanë kuvendit./Telegram News