Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka mbetur jashtë listës për deputet të kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt.
Bislimi i cili është edhe njeriu i dytë në ekzekutiv pas kryeministrit Albin Kurti nuk ishte pjesë e listës së publikuar mbrëmë nga Vetëvendosje.
Insajderi ka kontaktuar këtë mëngjes Besnik Bilimit për ta mësuar arsyen se përse ai nuk ishte pjesë e listës.
Bislimi nuk ka pranuar të flas. Nuk ka dhënë përgjigje. “Jam në një takim” tha ai dhe mbylli telefonin.
Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar listën e 110 kandidatëve për deputetë, ku bartës liste është Albin Kurti.
Numër dy në këtë listë është kryetari aktual i kuvendit, Glauk Konjufca, teksa numri tre është ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e numër katër është Avni Dehari, kurse numër pesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Përpos Bislimit, ajo që bie në sy është edhe mungesa e njërit prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.