Ka dalë me listën e kandidatëve për deputet edhe Lëvizja Vetëvendosje në të cilën ka risi befasuese, pasi nga lista mungojnë dy më të besuarit e Kurtit, Besnik Bislimi dhe Liburn Aliu, ndërsa vinë dy emra, njëri i njohur në ironi “akademiku i Glauk Konjufcës Agim Bahtiri dhe këngëtarja më e pëlqyer dikur ,Edona Llalloshi.
Nga lista mungon emri i ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës Liburn Aliu, aktivist i hershëm i LVV-së dhe njëri ndër emrat më të besuar brenda kësaj partie. Emri i Liburn Aliut është lakuar në kuptimin më të keq të mundshëm gjatë këtij viti duke kaluar nëpër akuza të shumta për korrupsion, dy zyrtarë të të cilit janë në fazë hetimesh dhe paraburgimi, derisa hetimet kanë filluar edhe ndaj vetë ministrit Aliu.
I dyshuarr për konflikt interesi dhe korruspion brenda ministrisë, Liburn Aliu ka thyer marrëdhëniet me kreun e LVV-së Albin Kurti qysh nga koha kur tha se Kurti nuk duhet të involvohet në problemet politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe akuzë pas akuze, emri i Aliut është lakuar deri te akuza për punësim të gruas së tij në Kost para disa ditësh.
Në listat e kandidatëve të kësaj partie mungon edhe emri i zëvendës Kryeministrit Besnik Bislimi, për mungesën e të cilit nuk është dhënë asnjë shpjegim. Besnik Bislimi nga pozita zyrtare e Qeverisë është kryenegociatori i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe ai gjatë mandatit qeverisës nuk është parë që ka devijuar kursin politik të Albin Kurtit.
Dhjetëshja e parë në listën e Vetëvendosjes, pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari – Lila e Faton Peci, janë emrat më të përfolur për skandalet dhe lëshimet institucionale, me përjashtim të Avni Deharit që është befasisht në dhjetëshen e parë dhe garon me numrin 4.
Kreu i Kuvendit të Kosovës mbahet përgjegjës për 9 shkelje kushtetuese gjatë mandatit, Donika Gërvalla-Schwarz për shumë skandale ndër të cilat ai me Gani Jakuptim më të paguar se kryeministri dhe me dështimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Albulena Haxhiu për sulme të vazhdueshme ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe për dështimet në reformimin e premtuar të sistemit juridik në Kosovës. Hekuran Murati për dështimet totale në menaxhimin e financave dhe keqmenaxhimin e parasë publike, Xhelal Sveçla për më së shumti tenderë njëburimorë sipas statistikave . Mimiza Kusari-Lila për bisedat me kryekriminelin Milan Radoiçiq dhe Faton Peci i njohur për shpërblimet 100 milionëshe të parasë publike te miqtë, shokët dhe dashamirët e Fitore Pacollit dhe kryesisht te faktorët e LVV-së, ku edhe është anëtarësuar.
Në strukturën e listës së kandidatëve ka dy prurje të reja, Agim Bahtiri i njohur ironikisht si “akademik Bahtiri” dhe këngëtarja Edona Llalloshi. Në listën e kadidatëve për deputet nuk kanë dashur të futen e garojnë shumë emra të tjerë që kanë qenë në pozitat e deputetëve./Telegram News