Gjetja shqetësuese e IPK-së: Policët kufitar nuk i kanë përdorur kamerat e trupit

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar sot raportin e plotë të inspektimit të jashtëzakonshëm mbi “Përdorimin e kamerave të trupit dhe administrimin e provave digjitale.

Nga ky inspektim ka dalë një gjetje shumë shqetësuese, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët punojnë në kufi nuk kanë pasur aktivitet në përdorimin e kamerave, me disa përjashtime.

Investimi milionësh i Departamentit Amerikan të Shtetit, 1 milion e 785 e 235 dollarë, konkretisht Byrosë për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit del se nuk po merret shumë seriozisht nga Policia e Kosovës.

“Përdoruesit e regjistruar nga Departamenti për Kufi nuk kanë pasur aktivitet në përdorimin e kamerave, me disa përjashtime, derisa pjesa tjetër e përdoruesve të regjistruar që nuk kanë aktivizuar kamerat përfshijnë shefat, mbikqyrësit, apo ata që kanë mundur të jenë në pushime apo trajnime.”, është një nga të gjeturat e inspektimit të jashtëzakonshëm të IPK-së.

Po ashtu IPK ka analizuar dhe matur kohëzgjatjen e incizimeve për të verifikuar sa janë aktivizuar kamerat e trupi gjatë orarit të punës të zyrtarëve nga njësitet e trafikut.

Nga 45 përdorues të NJësisë së Trafikut në periudhën 15-31 tetor, mostër kjo që përfaqëson 22 për qind të përdoruesve të muajit të fundit, del se koha e përgjithshme mesatare e përdorimit të kamerave të trupit brenda orarit tetë orësh është rreth 25 minuta.

Nga kjo del se kamerat nga Njësia e Trafikut janë përdorur në 5 për qind të kohës së qëndrimit në punë.

Ky inspektim është realizuar nga Departamenti i Inspektimit me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së për të vlerësuar nivelin e përdorimit të kamerave të trupit nga përdoruesit e autorizuar të Policisë së Kosovës dhe administrimin e audio – video materialeve të regjistruara.

Objektivat e këtij inspektimi kanë përfshirë përveç tjerash vlerësimin e respektimit të legjislacionit për përdorimin e sistemit të kamerave të trupit, vlerësimin e administrimit të pronës së pranuar si donacion, vlerësimin e efektivitetit në funksionimin e kamerave të trupit, vlerësimin e efektit të sistemit në ngritjen e sigurisë/transparencës/llogaridhënies dhe performancës, si dhe vlerësimin e masave të sigurisë lidhur me administrimin e provave digjitale.

IPK në kuadër të raportit i ka dhënë Policisë së Kosovës tetë rekomandime që kanë të bëjnë me nevojën e angazhimit të komisioneve për realizimin e inventarizimeve periodike tre (3) mujore sipas Marrëveshjes së Donacionit, organizimin e trajnimeve në përdorimin e kamerave dhe administrimin e provave për zyrtarët policor të pa trajnuar, organizimin e inspektimeve të kohëpaskohshme mbi funksionimin e sistemit dhe përdorimin e kamerave të trupit.

Inspektimi ka vënë në pah dhe ka adresuar përmes rekomandimit edhe përdorimin urgjent të kamerave të trupit nga strukturat e Departamentit të Kufirit, zgjerimin e sistemit të kamerave të trupit edhe në njësi tjera policore, klasifikimin e materialeve të regjistruara për qëllime të ruajtjes dhe administrimit të duhur të tyre.

Krahas kësaj raporti i inspektimit adreson edhe çështjen e njoftimit të palëve kur ata i ekspozohen monitorimit të ushtruar, si dhe shtimin e përpjekjeve nga administratorët e sistemit të kamerave për procedimin me kohë të kërkesave që vijnë nga njësitë policore të ngarkuara me përdorimin e sistemit në fjalë.

Kujtojmë se para tri viteve, Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në dy operacionet “Pika”, kanë arrestuar 74 zyrtarë policor, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Operacionit “Pika” i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë, ndërsa është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës

Operacioni “Pika 1” ishte fokusuar në pikë-kalimet kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë, ndërsa operacioni “Pika 2” në pikë-kalimin kufitar Vërmicë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews