Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani,” deklaroi se prioriteti i tij qeverisës do të jetë zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.
Hamza theksoi se mbështetja e sektorit privat është kyçe për sigurimin e mirëqenies, duke shtuar se kjo do të ndikojë edhe në rritjen e pagave të punëtorëve.
Përveç kësaj, ai premtoi se edhe sektori publik do të mbështetet fuqishëm dhe se rritja e pagave për këtë sektor do të jetë prioritet. Ai u shpreh se rritja e pagave prej 50% në sektorin publik do të realizohet brenda vitit të parë të qeverisjes, në rast se ai zgjidhet kryeministër.