Vodhi në xhaminë “Bedri Kameri” në Prishtinë, imami Labinot Maliqi thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë ai ka kryer këtë vepër në xhaminë “Dr. Prof. Bedri Kameri” në Prishtinë.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë thirrje publike për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografitë e shpërndara nga autoritetet.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe imami i xhamisë, Labinot Maliqi.

Ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional.

Tutje ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin e të dyshuarit.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. E falënderoj Policinë e Kosovës për reagimin profesional dhe të shpejtë ndaj rastit të vjedhjes që ka ndodhur në xhaminë tonë”.

“Angazhimi i tyre për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur sigurinë publike është për t’u vlerësuar lart. Besojmë që me ndihmën e qytetarëve dhe përkushtimin e Policisë, personi i dyshuar do të identifikohet dhe do të përballet me drejtësinë,” ka thënë Maliqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews