Është bërë edhe prononcimi i dytë gjatë ditës së sotme rreth aferës së përgjimit të inçizimit të bisedës mes Mimoza Kusari Lilës dhe Millan Radoiçiqit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një deklarim publik pasi ka shprehur dyshime se inçizimi është i montuar , ka thënë se Mimoza Kusari ,nuk është e VV-së.
“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, u shpreh Kurti.
Kuri ka shprehur këto dyshime rreth incizimit, pa pasur njohuri si dhe nga rrodhi ai deri te mediat.