Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.
Kështu ka konfirmuar për TelegramNews zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Sipas tij, viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është derguar për tretman mjeksor. Njësitet relevante jan duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha ai./TelegramNews./