Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për Telegram News lidhur me gjuajtjen me armë në lagjen Vranjevc në Prishtinë.
Tashmë jan identifikuar dy personat e dyshuar të përfshirë në rast, ndërsa njëri nga ta është arrestuar.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se personi tjetër i dyshuar ndodhet në arrati, ndërsa një veturë është sekuestruar.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, tha Borovci.