BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

BDI nëpëmrjet një reagimi thekson se VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë, që nga lufta e 2001-shit.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për të nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave që lidhen me “përkatësinë e komunitetit” në kontekstin e punësimit në sektorin publik.

“Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cenon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët. Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të rendit kushtetues dhe të sigurohet që parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të mbetet efektiv dhe i zbatueshëm në praktikë. Ne i sigurojmë bashkëqytetarët tanë se do të mbetemi vigjilentë në mbrojtjen e këtij parimi kyç kushtetues. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt të drejt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e BDI-së./rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews