Krasniqi: Deputetët e LVV-së dhe të GUXO po kërkojnë me ardhë në LDK

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për listat e deputetëve.

Rreth deputetëve të GUXO, Krasniqi tha se ata janë shumë të pakënaqur dhe se bashkë me disa deputetët të VV-së janë duke kërkuar që të anëtarësohen në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Edhe deputetë të GUXO edhe të Lëvizjes Vetëvendosje po kërkojnë me ardhë në LDK”, ka thënë Krasniqi në T7.

Ajo ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti. Sipas saj, dyert e Shtëpisë së Bardhë janë të mbyllura për kryeministrin Albin Kurti, meqë, siç ka thënë, kreu i qeverisë kosovare po merr vendime kundër amerikanëve.

Krasniqi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ndonëse pa ndonjë buxhet të madh, ishte pritur nga liderë nga e gjithë bota, ndërsa thotë se Kurtin s’po e pret askush në takime bilaterale.

“Ibrahim Rugovën me një buxhet të vogël e ka pritë krejt bota. Kurtin me buxhet 3 miliardë nuk e pret kërkush në takim bilateral. Shtëpinë e Bardhë e ka të mbyllur sepse merr vendime kundër tyre”, tha deputetja.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews