Bashkëpunimi SHBA -Serbi, ka vazhduar në fushën energjetike me nënshkrime të reja kontraktuale për lëvizje strategjike, që në Serbi cilësohen si “asete të sigurisë kombëtare”.
Serbia ka shfrytëzuar në tempo të shpejtë gatishmërinë amerikane për bashkëpunime energjetike, në harmoni me planet e Serbisë për zhvillime të ardhme teknologjike, ku rryma është gjithçka, për ta ndjekur trendin botëror të zhvillimit.
Serbia e cila i sheh si armiq politikë shtetet që historikisht në zhargonin popullor i njeh me tog fjalëshin “fuqitë perëndimore” e ku bëjnë pjese SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania, nuk heziton t’i shfrytëzojë ato për qëllime strategjike të shtetit, derisa afërsia me Rusinë është në rritje.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka thënë për Telegram News të enjten se “Qeveria Kurti e ka larguar SHBA-në nga tregu energjetik që ka qenë i njohur si proces për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, për të cilin madje ka paguar në arbitrazh 21 milionë euro dhe nuk është befasi, pse amerikanët janë kyçur në tregun energjetik të Serbisë për investime strategjike”
Marrëveshja e Serbisë me Gjermaninë për litiumin, një mineral i industrisë së lehtë dhe marrëveshja me Francën për aeroplanët bombardues “Rafale”, janë lëvizjet më largpamëse të Serbisë për të ardhmen industriale.
Qeveria e Kosovës, e ka çuar vendin kundër perëndimit dhe sot Kosova është nën masa ekonomike nga BE dhe ka paguar edhe 21 milionë euro dëme për prishjen e kontratës me Contour Global që kishte marrë përsipër ndërtimin e termocentralit “Kosova e re” për prodhim energjie me 500 megavat energjie për orë.
Kosova po shkon kah izolimi me aleatët të cilët paralajmërojnë masa përjashtuese për Kosovën nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA, derisa SHBA shpreh mundësinë për ndërprerje bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.
Përjashtimi i Kosovës nga CEFTA, mund t’i shkaktojë humbje shtetit rreth një miliardë euro në vit, shifër sa një e treta e buxhetit vjetor të shtetit, e cila u konfirmuar nga Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot e sheh të nevojshme që çdo qytetar t’i bëjë pyetje Albin Kurtit pse nuk u zbatua Marrëveshja e datës 4 shtator 2020 e Uashingtonit, e cila zgjidhte problemin e Kosovës me energji elektrike, si dhe ta bëjë të qartë Qeveria, pse u anulua marrëveshja për projektin e gazit dhe si u nënçmua partneriteti i Qeverisë me SHBA-të.
Si e cilësojë Kurti të dëmshme kontratën me Contour Global për termocentralin “Kosova e Re”?
Me ardhjen në pushtet, Qeveria Kurti anuloi kontratën e Qeverisë Haradinaj me kompaninë Contout Global e cila do të ndërtonte termocentralin me emrin “Kosova e Re”.
Kosova synonte të prekte projekte industriale për nisma pune me shkrijtore të hekurit dhe me punë e legura metalike të industrisë së rëndë , meqë e kishte lëndën e parë te Feronikeli.
Contour Global e dërgoi prishjen e kontratës në Arbitrazh dhe Kosova pagoi 21 milionë euro koston e prishjes së kontratës.
Kryeministri Albin Kurti i fajësonte pararendësit e tij për nënshkrimin e kontratës si dhe për pasojat e saj.
Ai ka thënë se projekti nuk ka qenë i ideuar që të realizohet e as që të jetë i dobishëm për Kosovën.
Kurti e quante mbrapshti kontratën e Kosovës me SHBA-të dhe projekt me pasoja për vendin.
Ekspertët ekonomikë sot e fajësojnë Qeverinë Kurti për “gjakderdhje financiare me kompanitë e tregut rajonal përmes aferave të pastërta korruptive me njerëzit e rrethit të Albin Kurti si Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi, me të cilët kanë filluar proceset prokuroriale dhe gjyqësore në Kosovë.
Në muajin maj të vitit 2019, konzorciumi i udhëhequr nga “General Electric” është zgjedhur ofertues i preferuar për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.
Sipas parashikimeve, gurthemeli për ndërtimin e TC “Kosova e Re” është dashur të vihej deri në përfundim të vitit 2019.
Afati për përbushjen e kontratës për ndërtimin e TC “Kosova e Re”, ka qenë deri në muajin maj të vitit 2020.
Kontrata me “Contour Global” është nënshkruar nga Qeveria Haradinaj në dhjetor të vitit 2017.
Në qershor të vitit 2018, kompania amerikane “Contour Global” ka hapur tender për ndërtimin e termocentralit të tretë në Kosovë të quajtur ‘Kosova e Re’.
Në muajin maj të vitit 2019, konzorciumi i udhëhequr nga “General Electric” është zgjedhur ofertues i preferuar për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.
Sipas parashikimeve, gurthemeli për ndërtimin e TC “Kosova e Re” është dashur të vihet deri në përfundim të vitit 2019.
Afati për përbushjen e kontratës për ndërtimin e TC “Kosova e Re” ka qenë deri në muajin maj të vitit 2020.
Kosova që kishte përparësitë ta shfrytëzonte tregun energjetik amerikan për nevojat e veta, duke qenë numër një në rajon për këtë aset , por pasi Kosova u largua nga SHBA-të , Serbia shfrytëzoi disponimin e SHBA-së për integrimin energjetik në tregun amerikan.
Sa ka paguar Kosova fatura për serbët veriorë?
Statistikat e kalkulimeve matematikore tregojnë se Kosova për 12 vjet ka paguar energjinë elektrike të serbëve të veriut në mënyrë sistematike.
Nga viti 2010 deri në vitin 2022, Kosova ka paguar 237 milionë euro për rrymë të shpenzuar në veriun e Kosovës, që i bie mesatarisht rreth 20 milionë euro rrymë në vit për serbët.
ZRRE, ka kontraktuar kompaninë Elektroserver nga Serbia për faturimin e rrymës shpenzuese nga serbet e veriut, por deri më tani burimet në ZRRE thonë se procesi i pagesave nuk ka filluar.
Tani në ZRRE thonë se nuk kanë informata si e kanë planifikuar pagesën e për borxhet serbe në veri, duke aplikuar paushallin si një metodë .
Furnizuesi është i obliguar që faturat e energjisë elektrike t’i shpërndaj tek të gjithë konsumatorët tek të cilët është kryer leximi i njehsorëve, por procesi i mos pagesës qytetare andej Ibrit ka Vazhduar duke i ngarkuar vetëm familjet shqiptare me borxhe të mëdha.
Barrën e mungesës së rrymës në Kosovë e kanë paguar shqiptarët, e cila është rritur në normë 100%.
Deputeti Ardian Kastrati ka thënë se “rryma në Kosovë është shtrenjuar 100%, dhe 50% janë shtrenjtuar produktet ushqimore, përballë pagave që janë rritur për 6.80…”.
Fatmir Limaj ka thënë se do ta ndërtonte për tri vjet një termocentral të ri energjetik që prodhon 500 megavat , pa e cenuar jetën e qytetarëve në të ardhura .
“Atë ditë që nuk marrin vota nuk i sheh në Kosovë, 90 për qind e ekipit të Albinit nuk do t’i shohësh në Kosovë nëse nuk i ka deputet ose nuk i ka në qeveri. Pse s’po i ndërron ky? Spse të gjithë i dalin ga partia ”, ka thënë Limaj./Telegram News